Mirëqenie

March 19, 2018 | 14:27

5 mënyra për të bërë paqe me mikeshën më të mirë pas një grindjeje

Ju dhe mikja juaj më e mirë jeni duke kaluar një situatë jo fort të kënaqshme. Mos u dëshpëro!

migliori-amiche

Një mike e vërtetë është një person që ka parë tek ne më të mirën, po ashtu dhe të keqen, e që na njeh në të gjitha dritëhijet tona. E dini që në shkollë të mesme, kur ishim të zemëruara, ndodhte t’i kthenim shpinën njëra-tjetrës, që do të thoshte se, diçka nuk kish shkuar ashtu siç duhej. Zënkat me mikeshën na bëjnë të ndihemi të humbura, sepse në jetë është thelbësore që të kemi një aleate që na lexon pa folur.

Motivet e një zënke mund të jenë të shumta, por, për fatin tonë, janë të shumta edhe ato për të bërë paqe.

mike

1.Flisni me të

Bota ndahet në dy shkolla të mëdha të mendimit: që pas një bisede të shkuar jo mirë, mezi pret të vijë ora për të zgjidhur çështjen, dhe në vend të kësaj, pret që ajo të vijë dhe të flasë. Pas gjithë kohës që keni kaluar së bashku, ju e dini fare mirë nëse mikesha juaj i përket kategorisë së parë apo të dytë, dhe në këtë drejtim, mund të luani paraprakisht.

Ndoshta je akoma e bindur se ke të drejtë, apo ndoshta ndiheni në faj dhe keni turp të flisni me të. Por, një gjë është e sigurt: sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë rrezikoni të largoheni nga njëra-tjetra.

2.Lërini hapësirë

Ke bërë lëvizjen tënde, tanimë duhet t’i japësh kohë veprimit që ke bërë. Mos i sforconi gjërat. Me siguri të dyja keni thënë gjëra të pamenduara, dhe kjo ka ndryshuar situatën përkohësisht. Në fillim do të jetë e vështirë, por mos harro se je duke bërë gjënë e duhur për një të mirë më të madhe.

3.Vihu në vendin e saj

Ekziston një proverb i vjetër i indianëve të Amerikës: “përpara se të gjykojë, njeriu ecën tre hëna në këpucët e tij”. Gratë kanë tendencë të kenë këpucë jo fort të kënaqshme sesa meshkujt, por kjo nuk e ndryshon thelbin: bëj më të mirën për të kuptuar pikëpamjen e mikeshës tuaj më të mirë dhe ka shumë të ngjarë që dhe ajo do të ndajë të njëjtën gjë me ju. Përqafimi i një pikëpamjeje tjetër nga ana jonë mund të jetë e vështirë, megjithatë, në raste si këto, është absolutisht e nevojshme, veçanërisht nëse ju jeni rritur së bashku dhe e dini saktësisht se si mendon mikja.

4.Mos e lini të ndikojë

Ky rregull vlen më shumë në dashuri se sa në miqësi: nëse e ekzagjeroni duke e pyetur për mendimet dytësore, do të përfundojë duke harruar çfarë i përkiste arsyetimit tuaj. Duke folur keq për dikë, do të harronit gjithë gjërat e bukura që kanë ndodhur mes jush, dhe zëri yt do të përshkojë miqësinë tuaj, aq sa mund të mbërrijë në veshët e saj.

5.Pajtohuni për mosmarrëveshjet

Pjekuri është edhe kjo, të kuptojmë se është e pamundur të gjendet një pikëtakimi në një temë të caktuar, sepse gjithçka fillon nga pozicione shumë të ndryshme: jo të gjitha betejat meritojnë të luftohen, ndonjëherë është mirë t’i ulim armët!

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top