Të dini t’i menaxhoni nervat dhe të flisni me diplomaci, është një aftësi që jo të gjithë e zotërojnë, por ka disa mënyra për të vepruar në të tilla raste.
Ja disa këshilla, si të mos i merrni gjërat me nervozizëm:
- Vizitoni vendin tuaj të preferuar
Ju keni nevojë të shkoni në një vend që vërtet e pëlqeni shumë. Kjo do ju ndihmojë të relaksoheni dhe të qetësoheni.
- Largohuni
Nëse e shikoni veten tuaj të nervozuar në ndonjë ambient, bëni kujdes dhe largohuni sa më parë. Mos e lejoni veten të kaloni limitin tuaj, prandaj para se të ndodhë kjo gjë, ikni. Kjo do ju bëjë të qetësoheni.
- Fokusohuni në anën pozitive
Nëse gjatë një debati e shikoni se situata do shkojë jo mirë, ju duhet të fokusohuni në anën pozitive. Edhe pse kjo situatë po ju bën nervoz, mendoni gjithmonë për mirë dhe ajo gjendje mund t’ju ikë.
- Bëni diçka që ju pëlqen
Për të hequr mendjen nga të qenit nervoz, bëni diçka që ju pëlqen vërtet. Në këtë mënyrë, do kaloni kohën duke u marrë me diçka që ja vlen dhe do harroni problemet.
- Zgjidhni njerëzit e duhur
Njerëzit e gabuar, janë ata të cilët jua bëjnë jetën më të vështirë. Shmangini sa më shumë negativët dhe ata që ju kanë inat.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.