Në fokus

December 25, 2019 | 8:14

5 minuta zemërim ndikojnë në trupin tuaj për rreth 6 orë. Ja se si ta shmangni këtë gjë…

Sistemi ynë psiko-fizik kërkon rreth 6 orë për tu rikuperuar kur kemi një gjendje zemërimi. Kjo u zbulua nga hulumtimi mjekësor i cili bën thirrje për vetë-kontroll më të madh. 5 minuta zemërim, ndikojnë në sistemin tonë imunitar për rreth 6 orë. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të mos kapeni në ato shpërthime zemërimi, të cilat jo vetëm që shpesh nuk zgjidhin probleme, por dëmtojnë vetë personin.

Prandaj lind pyetja: a duhet të shtypemi, ta mbajmë zemërimin brenda?

Përgjigja është jo. Mbajtja e gjithçkaje brenda gjithashtu shkakton të njëjtin dëme! Ajo që na duhet është të mësojmë të kultivojmë zakone që balancojnë më mirë reagimet tona ndaj ngjarjeve. Ne duhet të njohim njëri-tjetrin më mirë dhe të dimë se çfarë na bën të zemërohemi, çfarë na lëndon.  Zemërimi dhe urrejtja mund të drejtohen te vetja ose te njerëzit e tjerë, por në të dyja rastet humbet kur lejojmë që këto emocione të marrin përsipër.

5 minuta zemërim ndikojnë në ekuilibrin dhe mirëqenien tonë

Në fakt, nëse reflektojmë, kuptojmë se si 5 minuta zemërim dhe humbje kontrolli ndikojnë në ekuilibrin dhe mirëqenien tonë. Falë këtij ndërgjegjësimi bëhet e rëndësishme të kultivojmë praktika që forcojnë kontrollin tonë. Zakone të vogla që ju lejojnë të shmangni rënien në kurthin e atyre emocioneve që janë shumë të dëmshme.

Atëherë, çfarë të bëni për të mos lejuar që 5 minuta zemërim të provokojnë reagime aq intensiv sa të ndikojnë tek ju për rreth 6 orë?

Ideja e dhënë nga neuroshkencetari Rick Hanson është interesante. Sipas studiuesit amerikan, duhen vetëm 12 sekonda për të menduar diçka të bukur, të aftë për të na dhënë një ndjenjë mirëqenieje. Kështu që autori i teksteve të shumta mbi rezistencën sugjeron që të stërvitim psikikën e një personi për t’u përqendruar në atë që na pëlqen, gjë që i jep mirëqenie.

Atëherë, ne duhet të përpiqemi të zvogëlojmë, veçanërisht në punë, ato situata që krijojnë stres të tepërt dhe që më pas çojnë në reagime të pakontrolluara. Organizimi dhe planifikimi i punës janë aleatë të shkëlqyeshëm në mënyrë që stresi të mos marrë përsipër.

Por, mbi të gjitha, përcaktues është qëndrimi që ne mbajmë ndaj jetës në përgjithësi, në mënyrë që të mos mbizotërojë negativiteti. Duke kultivuar ndjenja dhe emocione të tilla si empatia, mirësia, optimizmi, ju mund të përjetoni në mënyrën e duhur të papriturën dhe zhgënjimin.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top