Mirëqenie

April 19, 2018 | 9:43

5 pijet që duhet të konsumoni para gjumit për një mëlçi të pastër  

Mëlçia dhe organet e tjera të trupit tonë kanë nevojë për pastrim të përditshëm, gjithashtu janë disa pije,  të cilat në një mënyrë ose në një tjetër mund të na ndihmojnë të bëhemi më mirë.

Ka pije që duhet të merren në mbrëmje, në mënyrë që toksinat dhe bakteret e akumuluara në trup gjatë ditës mund të eliminohen gjatë natës.

5 receta natyrale për një mëlçi të pastër dhe të shëndetshme:

Çaj kamomili: është mjaft e lehtë për ta përgatitur këtë pije. Vetëm vloni ujë në tenxhere, hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni një lugë gjelle me  lule kamomili. Lëreni të qëndrojë për disa minuta, derdhni lëngun në një filxhan dhe pijeni. Kamomili na bën të flemë, relakson trurin, ka veti antioksidante, pastron traktin e zorrëve, mëlçinë dhe nxit eliminimin e toksinave nga trupi.

Çaj limoni: në një tenxhere vloni një limon me pak ujë, më parë limonin duhet ta kemi qëruar. Lëreni të vlojë për 5 minuta, këtë çaj duhet ta pini gjysmë ore para se të flini. Çaji i limonit është i pasur me vitaminë C, antioksidantë, minerale. Kryen veprime diuretike, eliminon yndyrnat, toksinat, bakteret.

Xhinxher dhe ujë limoni: pritni xhinxherin në feta dhe bashkë me gjysmë limoni vendoseni të ziejë për 10 minuta. Këtë përbërje duhet ta pini për tre javë para se të flini, për të përmirësuar sistemin imunitar, metabolizmin, tretjen.

Çaji i mentes: hidhni dy lugë gjethe nenexhik në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 10 minuta, filtroni lëngun dhe piheni. Kjo duhet të konsumohet e ngrohtë ose e nxehtë për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të eliminuar yndyrën.

Një tjetër pije e nxehtë dhe që jep rezultate të kënaqshme, pasi djeg yndyrën e tepërt është pija që përftohet në këtë mënyrë: vendosni tërshërë në ujë për 7 orë, pas kësaj filtrojeni ujin dhe shtoni një lugë gjelle kanellë dhe ujë të nxehtë. Këtë pije duhet ta konsumoni para se të flini.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://va.newsrepublic.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top