Mirëqenie

June 28, 2019 | 8:54

5 pijet që duhet t’i konsumoni në mbrëmje për të detoksifikuar mëlçinë gjatë gjumit

Mëlçia është organi më i madh në trup. Ndihmon trupin të tret ushqimin, ruan energjinë dhe eliminon toksinat. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesesh për të. Sot ne do të zbulojmë recetat për 5 pije që duhen konsumuar në mbrëmje për të pastruar mëlçinë nga toksina dhe për të humbur peshë natyrisht.

Çaj kamomili: i njohur edhe si kamomil, është një nga pijet më të mira për natën. Ai gjithashtu ka veti qetësuese për kontrollin e sistemit nervor, heq stresin dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Për ta përgatitur atë ju duhet një lugë gjelle lule kamomili dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

Ujë me limon: është një pije me veti diuretike dhe pastruese, e cila mbështet funksionin e mëlçisë për shëndet më të mirë. Përdorni vetëm një limon dhe gjysmë gote me ujë të nxehtë.

Xhenxhefil dhe limon: xhenxhefili dhe limon janë kombinimi perfekt për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin. Të dy përbërësit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe antioksidantë të tjerë që parandalojnë sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë metabolizmin.

Çaj mente: çaji i mentes është një pije e shëndetshme me vlera që përmirësojnë tretjen, sidomos pas vakteve të rënda. Vajrat esencialë të mentes rritin aftësinë e trupit për të eliminuar mbetjet e produkteve, të cilat në rast të kundërt do të akumuloheshin në mëlçi dhe zorrë të trashë. Përgatiteni duke përdorur 20 gram nenexhik dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

Ujë tërshëre: përmban sasi të konsiderueshme të fibrave, vitaminave dhe mineraleve, të cilat përmirësojnë tretjen gjatë pastrimit të mëlçisë dhe zorrëve. Ai gjithashtu ka një efekt zbutës që rrit ndjenjën e mirëqenies në gjumë dhe ju ndihmon të humbni peshën duke fjetur.

 

 

Burimi / www.dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top