Xhelozia ndaj personit që aq shumë e doni mund ta shkatërrojë atë ndjenjë.
- Gjithmonë dëshiron të dijë se çfarë po bën
Nuk është e sigurt që do të duhet të tregoni çdo hap. Duhet të vazhdoni t’u përgjigjeni mesazheve ose të merrni telefonata çdo minutë vetëm për të treguar atë që po bëni, kjo mund ta largojë plotësisht vëmendjen tuaj nga rutina juaj.
- Ai zemërohet kur ju doni të kaloni kohë vetëm
Në kokën e një personi tepër xheloz, nuk ka asnjë arsye pse i dashuri do të qëndrojë vetëm për pak kohë, sikur të ishte plotësisht në varësi të tij. Por kjo është e gabuar dhe fyese. Mos pranoni që dikush t’ju tregojë se si duhet ta kaloni kohën tuaj. Ju keni të drejtë të kaloni kohë me veten tuaj.
- Ai / ajo nuk dëshiron që ju të flisni me njerëz të tjerë
Nuk ka asgjë që e bën një person xheloz të zemëruar sesa të shoh partnerin duke folur me dikë që nuk e njeh. Ai mendon se kushdo mund të jetë një dashnor i mundshëm dhe mund të humbasë kontrollin, të luftojë, të debatojë. Mos e pranoni!
- Kurdo që ka mundësi, kontrollon telefonin dhe rrjetet tuaja sociale
Askush nuk ka të drejtë të kontrollojë njerëzit, duke përfshirë celularët, postat elektronike ose mediat sociale. Mos bini në lojën e tij të vogël kur ai thotë: “kush nuk ka asgjë për të fshehur nuk ka pse të frikësohet”. Jeta juaj personale nuk ka të bëjë me askënd, madje as me atë që doni.
- Mundohen të ndalojnë takimet me miqtë
Mos lejoni që ai person që ka sjellje toksike t’ju mbajë larg nga të dashurit tuaj dhe atyre që kanë qenë pranë jush shumë kohë para se ai të hynte në jetën tuaj. Gjetja e miqve të cilëve mund t’i besoni vërtetë është një gjë e rrallë, prandaj mos negocioni me askënd.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.