Në fokus

December 24, 2019 | 8:08

5 sekrete psikologjike që nuk i dini për Krishtlindjen

1.Blerjet për Krishtlindje lidhen statistikisht me mirëqenien dhe lumturinë

Një studim i Kasser e Sheldon ka matur nivelin e stresit të perceptuar, të kënaqësisë për jetën dhe gjendjen emocionale në 117 personave në periudhën e Krishtlindjeve. Në këtë studim u konstatua se shumica e njerëzve të përfshirë në blerjen dhe konsumin gjatë Krishtlindjeve kanë treguar një nivel të ulët të mirëqenies, kënaqësisë dhe emocioneve pozitive. Në të njëjtën mënyrë, kush shpenzonte më shumë kishte nivel të lartë të stresit.

2. Muzika e Krishtlindjes rrit shitjet

Një studim i Spangenberg ka treguar se disa stimuj ndjesorë të lidhur me Krishtlindjen mund të rrisin ndjeshëm shitjet në dyqane. Studiuesit përfshinë disa dyqane të mëdha, duke përdorur ndonjëherë muzikë dhe aroma Krishtlindjeje. Ata vunë re se muzika dhe aroma e produkteve të periudhës së Krishtlindjes rritën ndjeshëm shitjet.

3. Fqinjët me më shumë zbukurime janë më miqësorë

Studimi i Werner ka treguar efektin e dekorimeve për Krishtlindje në botën e jashtme, duke i kërkuar një grupi pjesëmarrësish nga Shtetet e Bashkuara të vlerësojnë miqësinë dhe hapjen ndaj komunikimit me një numër personash, të cilët kanë jetuar në shtëpi të ndryshme. Secila nga këto shtëpi kishte një sasi të madhe apo më të vogël të dekorimeve për Krishtlindje. Njerëzit me më pak zbukurime janë perceptuar në mënyrë të njëtrajtshme si më armiqësorë dhe më pak të hapur për të qenë të shoqërueshëm, se sa njerëzit që kishin një shtëpi të zbukuruar plotësisht.

4. Më pak stres, vetëvrasje, çrregullime psikike gjatë Krishtlindjes

Sipas studimit të Hillard u vërtetua se gjatë periudhës së festave ka një kërkesë të madhe për t’u ardhur në ndihmë pacientëve psikiatrikë dhe një normë më të lartë vetëvrasjeje. Krishtlindja është i vetmi “festival” në të cilat kjo shkallë ulet.

5. Aroma e kanellës  pëlqehet më shumë në Krishtlindje

Në një studim të Seo thuhet se perceptimi dhe pëlqimi i aromave të caktuara mund të ndryshojë varësisht nga stinët e vitit. Sipas studimit të botuar në revistën prestigjioze “Appetite”, perceptimi i aromës së trëndafilit është shumë i lidhur me stinën e verës, ndërsa aroma e portokallit dhe kanellës janë më të lidhura me sezonin e Krishtlindjes. Duke kontrolluar edhe perceptimin e kënaqësisë në disa lloje të ndryshme aromash është vërtetuar se pjesëmarrësit provojnë më shumë ndjesi nga aroma e kanellës gjatë periudhës së Krishtlindjes se sa me të njëjtën aromë në stinën e verës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top