Zbrisni më poshtë për të lexuar shenjat e mëposhtme. E gjeni veten tek to? Nëse po, ka ardhur koha për ca ndryshime…
E konsideroni veten një person jo-konfrontues ose jo të zemëruar në mënyrë absolute
Mbajtja e një marrëdhënieje shumë antagoniste me ndjenjat e zemërimit – si, “Unë kurrë nuk zemërohem me njerëzit” – mund të jetë një shenjë që ju zakonisht e shprehni zemërimin tuaj në mënyrë pasive. E vërteta është se ne të gjithë kemi ndjenja agresive nganjëherë, dhe kështu një përpjekje për të shtypur atë pjesë të vetes do të kthehet përfundimisht në një agresivitet Pasiv ose diçka më e keqe. Në të njëjtën mënyrë, ndjenja sikur nuk keni “pothuajse asnjë përvojë me zemërimin ose acarimin është një tregues i drejtë se ajo ndjenjë do çlirohet përmes një rruge tjetër.
Të tjerët ju akuzojnë se jeni indirekt me ndjenjat tuaja
Miqtë tuaj të ngushtë dhe të dashurit ndoshta e kanë lexuar më mirë agresivitetin tuaj pasiv sesa ju. Nëse të tjerët ju akuzojnë se nuk jeni të drejtpërdrejtë me ndjenjat tuaja, ndoshta ka një arsye për këtë?
Ju thoni gjëra që nuk i mendoni vërtet
Një nga shenjat më transparente të sjelljes pasive-agresive tek të tjerët është gjithashtu një zakon i dëmshëm: të thuash po kur doni të thoni jo (ose anasjelltas) në çdo kontekst. Mund të jetë joshëse të thuash diçka vetëm në përpjekje për të shmangur një konflikt, por nëse fjalët që dalin nga goja jote janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ndjesitë tuaja, rezultati në afatgjatë nuk do të jetë i mirë.
Ju shpesh përdorni sarkazëm për të shprehur ndjenjat tuaja në një debat
Ndërsa sarkazma nuk ka të bëjë gjithmonë me shmangien e bisedës nga mënyra se si ndiheni në të vërtetë, nëse e gjeni veten duke e përdorur atë kryesisht kur jeni të mërzitur ose kur keni biseda të vështira, kjo zakonisht është një shenjë e sjelljes pasive-agresive.
Prisni që të tjerët thjesht të “kuptojnë” se si ndiheni
Nëse e gjeni veten të frustruar nga mungesa e mirëkuptimit të dikujt përpara se të gjeni kohë për të shpjeguar ndjenjat tuaja, ka të ngjarë të veproni në mënyrë pasive-agresive. Pritja që një person i dashur mund t’ju lexojë ndjenjat nëpërmjet veprimeve tuaja pasive është një rrugë e sigurt drejt keqkomunikimit dhe konfliktit – ndërsa shprehja e ndjenjave tuaja drejtpërdrejt, sado e vështirë që mund të duket në këtë moment, mund t’ju vendosë në një rrugë mirëkuptimi.
Burimi: Well&Good
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.