Përgatiti Klaudia Halahula, BA, Psikologji, Profili Shëndet Mendor
Incesti emocional ndodh kur prindi ose kujdestari mbështetet tek fëmija i tij, mbështetje të cilën supozohet ta ofrojë një partner i rritur. Incesti emocional është më shumë sesa thjesht të mbështeturit me raste tek fëmija, por është një varësi e plotë ndaj tyre.
1.Ndjenja të fajit ose pavlefshmërisë
Sigurisht që individët, të cilët kanë përjetuar incest emocional në fëmijëri përjetojnë ndenja faji ose pavlefshmërie, sepse që në moshë të hershme u është dashur të marrin përgjegjësi që nuk u takojnë dhe mospërmbushja e tyre ka bërë që të ndihen fajtorë apo të pavlefshëm.
2.Të gjeturit një partner të ngjashëm me prindin e tyre
Edhe pse prindi ka bërë që fëmija të përjetojë ndjenja negative, sërish këta individë kërkojnë partnerë të ngjashëm me prindërit e tyre.
3.Të vendosurit nevojat e të tjerëve përpara nevojave të tyre
Duke qenë se gjithmonë ata kanë vënë në plan të parë nevojat e prindërve të tyre, edhe në marrëdhëniet e tjera sociale, nevojat e të tjerëve vijnë përpara të vet atyre për nga rëndësia.
4.Vështirësi për të ruajtur marrëdhënie të shëndetshme
Pasojat e incestit emocional padyshim që ndikojnë negativisht edhe tek marrëdhëniet e tjera, duke i bërë ato të paqëndrueshme.
5.Frikë nga refuzimi
Personat që kanë përjetuar incest emocional kanë frikë nga refuzimi, ndaj përpiqen në çdo mënyrë që të mos i zhgënjejnë të tjerët dhe pritshmëritë që të tjerët kanë për ta.
Burimi: Choosing therapy
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.