Këshilla & Arsye

February 22, 2017 | 8:59

5 shenja të një varësie

Kur ne mendojmë për një varësi pothuajse gjithmonë mendojmë për drogën, alkoolin dhe duhanin. Megjithatë, varësia nuk përfundon këtu, ky është vetëm fillimi. Në teori, njerëzit mund të jenë të varur nga çdo gjë, kështu që nuk është për t’u habitur, që sot ne fillojmë të flasim edhe për varësinë ndaj seksit, internetit, aktivitet fizik, pazarit, ushqimit…

2

Në të vërtetë, çdo gjë që gjeneron kënaqësi potencialisht mund të kthehet në një varësi. Varësia është diçka para së cilës askush nuk është imun. Ne duhet vazhdimisht të monitorojmë sjelljen tonë për të ndaluar në kohë para se një problem të kthehet në një sëmundje.

5 shenja të një varësie:

  1. Niveli i rëndësisë

Analizoni se sa kohë indedikoheni atij aktiviteti, ose sa kohë e kaloni duke menduar për të. A keni vënë re se hierarkia e nevojave ka ndryshuar dhe se ky aktivitet tashmë renditet i pari, ndoshta në kurriz të të tjerave, që dikur ishin të rëndësishme për ju? Kur ne jemi në prag të zhvillimit të një varësisë shenja e madhe paralajmëruese është ndryshimi i nevojave, objekti apo veprimi në fjalë fillojn të zërë një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Problemi është se ky është një proces që ndodh gradualisht dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar.

  1. Ndjeni se keni kontroll mbi situatën

Sjellja ju bën të ndjeheni të sigurt, ju mendoni se keni kontroll të situatës? Kjo është normale kur bëjmë gjëra që n’a japin kënaqësi. Varësia fillon kur këto sjellje bëhen burimi kryesor i kënaqësisë, e vetmja mënyrë për t’u ndjerë të plotë. Në këtë rast, varësia është shndërruar në një fashë që përpiqet të fshehë një problem më serioz, i cili mund të jetë pasiguria apo vetërespekti i ulët.

  1. Përhapja e sjelljes

A keni  kryer veprimtarinë në fjalë për më shumë se e keni planifikuar? Nëse ju shpesh i përsërisni vetes: “për pak kohë”, kjo është për shkak se ju jeni përballur me një detyrim. Varësia bllokon njerëzit në në një rreth vicioz dhe zë gjithnjë e më shumë hapësirë, duke hequr vëmendjen nga aktivitetet e tjera, që janë po aq të rëndësishme për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Sa herë një sjellje e tillë është bërë një pengesë në jetën tuaj të përditshme, ose në marrëdhëniet tuaja personale?

  1. Ndjenjat përpara përfundimit të sjelljes

Ndjeheni të shqetësuara apo të pakënaqur kur ju nuk e kryeni këtë punë? Është e mundshme që të shqetësoheni, pasi tani ky aktivitet është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj. Vetëm ideja se nuk jeni në gjendje ta ndiqni ju zgjon panik. Kjo gjendje e sëmurë e thellë që shkon përtej racionalitetit, është një sinjal se ekziston, ose është duke zhvilluar një varësi.

  1. Pamundësia për të ndaluar

Ju ka ndodhur të thoni: “Kjo është hera e fundit” ose “nuk e bëj atë përsëri deri javën e ardhshme”, por së shpejti ju keni parë veten duke bërë të njëjtën gjë përsëri? Problemi i madh i varësisë është se shtyheni të përsërisni të njëjtën sjellje, humbni kontrollin, edhe në qoftë se doni, nuk mund të ndaloni. Ndonjëherë këto sjellje bëhen një zakon, që bëhet gati mekanikisht, por është e rëndësishme të mësoni të bëni dallimin dhe më pas të kërkoni ndihmë.

Të gjitha këto shenja jo domosdoshmërisht tregojnë se keni një varësi, por paralajmërojnë se së shpejti do të humbni kontrollin. Pra, nëse ju jeni një hap larg nga rënia në varësi është koha të ndaloni. Hapi i parë është të identifikoni se çfarë është duke shkaktuar këtë sjellje. Normalisht varësia ka një mungesë të diçkaje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top