Mirëqenie

March 28, 2018 | 14:54

5 shenjat që tregojnë se fëmija ka probleme me gjumin

Marrin frymë me gojë dhe në mënyrë të çrregullt

Çrregullimi më i zakonshëm i gjumit të fëmijët quhet apnea e gjumit, dhe prek rreth 4 % të fëmijëve. “Kjo karakterizohet nga gërhitja, pushimi i frymëmarrjes ose gulçimi gjatë gjumit”,- thotë Lisa Meltzer, mjeke pediatre në Kolorado.

Lëvizin këmbët pa i kontrolluar

Një çrregullim i zakonshëm i gjumit tek fëmijët dhe të rriturit është sindroma e lëvizjes së këmbëve. “Fëmijët do ta përshkruajnë atë si një ndjesi kruajtje,”- thotë Meltzer. Prindërit mendojnë se fëmija ndjen dhimbje, por në fakt bëhet fjalë për një çrregullim të gjumit. Në këto raste mund ta ngrini fëmijën nga shtrati, të ecni pak në dhomë me të dhe të flejë sërish.

Zgjohen sapo i ka zënë gjumi

“Për fëmijët e moshës katër deri në tetë vjeç, kjo është koha që përjetojnë makthe “, – thotë pediatrja Meltzer. Fëmijët shpesh zgjohen duke bërtitur dhe është mjaft e frikshme për ta.

Zgjohen natën vonë

Edhe kjo situatë është e ngjashme me makthet, por kalon me rritjen.

Refuzojnë të flenë

Ndryshe nga pagjumësia, kur fëmijët realisht nuk mund të flenë gjumë, kjo gjendje ka të bëjë me refuzimin me dashje të të fjeturit. Fëmija ka frikë nga diçka dhe nuk do të shkojë të flejë edhe nëse i flihet. Kjo ndodh më shpesh tek fëmijët që janë në parashkollor të cilët e kanë të vështirë të ndajnë të vërtetën nga gjërat që imagjinojnë.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top