FB

December 1, 2021 | 12:01

5 shenjat që tregojnë se jeni të dashuruar

“Dashuria përfshin aq shumë, arrin aq larg dhe shëron aq thellë, saqë çdo përpjekje për ta përshkruar atë, sado poetike qoftë, vetëm e zbeh atë” – Steve Maraboli –

“A është vërtet dashuri kjo?” Shumë prej nesh e gjejnë veten duke e bërë këtë pyetje kur jemi në një lidhje. Dashuria ka forma të ndryshme dhe njerëzit kanë mënyrat e tyre për ta trajtuar atë. Për disa është një udhëtim paqësor, ndërsa për të tjerët, është i mbushur me intensitet dhe pasion. Sipas studiuesve, forma më e njohur e dashurisë, e cila praktikohet dhe idealizohet nga ne ka disa shenja.

Nëse keni këto 5 shenja në marrëdhënien tuaj, atëherë jeni vërtet të dashuruar me partnerin tuaj:

  1. Ju jeni të sinqertë me njëri-tjetrin

Sipas një studimi të bërë nga Lopez dhe Rice në vitin 2006, çiftet që janë të sinqertë me njëri-tjetrin priren të jenë më të kënaqur se ata që gënjejnë dhe fshehin gjërat nga partnerët. Nëse ia zbuloni partnerit tuaj veten tuaj të vërtetë dhe nëse ai ju pranon, kjo do të thotë që të dy jeni vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin. Ju të dy mund të flisni lirshëm për çdo temë dhe të keni një lidhje të fortë emocionale.

  1. Ju ndiheni pozitiv pas çdo ndërveprimi fizik

Sipas një studimi të kryer nga Debrot dhe të tjerët në 2017, seksi nëse praktikohet jo vetëm si një akt seksi, por edhe një mënyrë për të eksploruar marrëdhënien, për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për ta bërë lidhjen më të fortë, sjell shumë pozitivitet mes çifteve. Seksi nuk ka të bëjë vetëm me intimitetin fizik, ka të bëjë me lidhjen. Nëse ndiheni pozitiv pas çdo ndërveprimi fizik me partnerin tuaj, nëse të dy krijoni një lidhje më të thellë pas çdo ndërveprimi, atëherë të dy jeni padyshim të dashuruar me njëri-tjetrin.

  1. Ju zgjidhni vetëm partnerin tuaj, pavarësisht se sa njerëz të mirë takoni

Miller në vitin 1997 tregoi se nëse njerëzit kërkojnë partnerë më të mirë ndërsa janë në një lidhje, do të thotë se janë më pak të përkushtuar. Për njerëzit që janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin, nuk mund të ketë kurrë ndonjë alternativë për ta.

  1. Asnjëherë nuk keni frikë të rrezikoni me personin që doni

Sipas hulumtimeve të bëra nga Lopez dhe Rice në vitin 2006, marrja e rreziqeve me partnerin tuaj forcon lidhjen tuaj me të dhe rezulton në marrëdhënie ku ndiheni të kënaqur. Është dashuria juaj për njëri-tjetrin ajo që ju mban të sigurt. Kjo rrit varësinë mes jush dhe ju bën një çift më të fortë.

  1. Ju gjithmonë përpiqeni t’ia bëni jetën më të lehtë partnerit tuaj

Sipas hulumtimit të kryer nga Fehr, Harasymchuk dhe Sprecher në vitin 2014, dashuria e dhembshur ku çiftet pasurojnë njëri-tjetrin është një element integral për një marrëdhënie afatgjatë. Të duash do të thotë të kujdesesh, të rritesh. Nëse ju të dy ia lehtësoni jetën njëri-tjetrit dhe kujdeseni për tjetrin, atëherë po shkoni drejt një marrëdhënieje të suksesshme.

 

 

Burimi / https://themindsjournal.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top