FB

March 2, 2022 | 8:05

5 strategji efektive si të mbroheni nga një manipulues

Manipulimi afektiv është diçka që na përfshin më shumë sesa mund të mendojmë. Në fakt, çdo ditë mund të na ndodhë në një mënyrë pak a shumë të vetëdijshme dhe në çdo fushë të jetës sonë, të jemi viktima dhe ndonjëherë edhe përgjegjës. Manipuluesi afektiv (burrë ose grua) mund të jetë një partner, ose një anëtar i familjes, një mik, një koleg pune i cili përdor dobësinë dhe nevojën për dashuri, në mënyrë që të marrë kënaqësinë e kërkesave të tij.

Pra, manipulimi është një veprim që mund të kryhet edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Shembull për këtë janë rastet e atyre personave që pa e kuptuar i shtyjnë të tjerët të ndërmarrin veprime të caktuara. Për shembull, nëse do të donit të ndihmoheshit nga fëmija ose partneri juaj për një punë shtëpie, mund të përfshiheni në një lloj shantazhi emocional, nëse një kërkesë e qartë nuk funksionon. Domethënë, mund të dërgonit mesazhe pasive-agresive, të tilla si: “po të më doje vërtet, do të më ndihmoje”. Dënimet e këtij lloji mund të duken të padëmshme, por, në realitet, ato mund të shkaktojnë një ndjenjë faji te personi tjetër që do ta shtyjë atë të përmbushë kërkesën tuaj.

Ata që përdorin këto teknika manipulimi, edhe nëse nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë, duan të marrin një pozicion pushteti në një marrëdhënie, duke përdorur mekanizmat e brendshëm psikologjikë brenda qenies njerëzore! Në thelb nuk ka keqdashje, ndoshta oportunizëm. Gjithashtu duhet theksuar se personat që “manipulojnë” dhe ata që i nënshtrohen manipulimeve të tilla janë njerëz që jo domosdoshmërisht kanë mosfunksionim.

Siç tregon qartë shembulli i përshkruar, shantazhi emocional i këtij lloji u ka ndodhur të paktën njëherë të gjithëve. Nga ana tjetër, kontrolli i vërtetë mendor që disa individë të çekuilibruar mund të ushtrojnë vullnetarisht ndaj të tjerëve, duke përfituar prej tyre dhe duke shijuar situatën e krijuar është krejt tjetër çështje. Për disa individë, manipulimi i njerëzve është aq i brendshëm në qenien e tyre sa që është edhe pjesë e strukturës së personalitetit. Këta janë individë të karakterizuar nga një narcisizëm i theksuar.

Karakteristika që qëndron në themel të manipuluesit afektiv është besimi se gjithçka i takon atij. Manipuluesi fajëson, merr përgjegjësi, mbjell diskreditim, nënvlerëson, “viktimizon” veten, ndryshon qëndrimet e tij, është indiferent ndaj nevojave të të tjerëve, mbështetet tek ndjenjat, marrëdhëniet, zhvlerëson njerëzit, priret të diskreditojë, fsheh gjithmonë qëllimet e tij, përdor të tjerët. Ai niset nga premisa e ‘meritimit’ që të tjerët të bëjnë të gjitha sakrificat e mundshme për të dhe pa u thënë as faleminderit në këmbim.

Si të mbroheni nga manipuluesi afektiv

Kushdo që bie viktimë e manipulimit ka një personalitet të brishtë, ka nevojë për dashuri dhe për këtë arsye nuk është shumë i vetëdijshëm për nevojat e veta. Nga kjo rezulton se zgjidhja qëndron pikërisht në këto aspekte.

Zgjidhja e vërtetë nuk duhet kërkuar tek manipuluesi që nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e tij, por qëndron tek individi që e lejon veten të manipulohet. Hapi i parë është të ndërgjegjësoheni se jeni viktimë e manipulimit. Sepse nëse është e vërtetë që manipuluesi luan pis, merr atë që do dhe mohon viktimat e tij, është po aq e vërtetë që viktima nuk detyrohet të qëndrojë atje. Fatkeqësisht, veçanërisht në marrëdhëniet romantike, ajo thërrime e vëmendjes që ofron manipuluesi është më e rëndësishme se gjithë dëmi që shkakton.

Si të mbroheni:

  • Mësoni të dëgjoni
  • Mësoni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër
  • Pranoni që manipuluesi nuk ndryshon
  • Pranoni të merrni ndihmë
  • Pranoni se e keni gabim

 

Burimi / https://psicoadvisor.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top