Mirëqenie

February 22, 2019 | 11:29

5 të vërteta për mënyrën se si funksionon realisht karma

Ajo përshkruhet si një ligj veprimi dhe reagimi dhe nënkupton që të gjitha qëndrimet tona na sjellin pasoja, qoftë për mirë ose për keq. Sipas këtij ligji, mendimet dhe ndjenjat tona shkaktojnë një ndryshim në planin astral dhe fizik. Në këtë mënyrë, ne krijojmë realitetin tonë, nëpërmjet gjithçkaje që bëjmë, duke përfshirë jetën e kaluar.

Më poshtë janë 5 të vërteta rreth karmës dhe se si funksionon realisht.

  1. Karma na shpëton nga vuajtjet e ardhshme

Qëllimi i karmës nuk është të na vëzhgojë dhe pastaj të na dënojë për qëndrimet tona të gabuara, por të na ndihmojë të punojmë për veten tonë nëpërmjet dështimeve, në mënyrë që të evoluojmë. Karma lind nga uniteti më i madh në vetvete, që i lidh të gjithë.

  1. Qëllimi i karmës është të na çojë në një plan tjetër ekzistues

Çdo gjë që jetojmë në këtë jetë, dhimbje, sfida, zhgënjime, na ndihmojnë të marrim mësimet e nevojshme për rritjen tonë. Ligji i Karmës na ndihmon të evoluojmë derisa të jemi gati të hyjmë në një plan tjetër të ekzistencës.

  1. Edhe përpjekja minimale merret në konsideratë

Është e rëndësishme të mbani parasysh se të gjitha përpjekjet tuaja për të ndryshuar situatën tuaj, madje edhe ato më të thjeshta, merren në konsideratë. Kur mësojmë të punojmë me veten, ne jemi në gjendje të marrim gjithçka që duam.

  1. Karma demonstrohet nga shkenca

Kur bëjmë veprime pozitive, ne aktivizojmë hormonet e trurit që na bëjnë të ndihemi mirë. Në këtë mënyrë, ne krijojmë një cikël reagimesh pozitive që me kalimin e kohës transformojnë realitetin tonë për mirë në mënyra të jashtëzakonshme.

  1. Kur e kuptojmë vërtetë karmën, ne i lejojmë vetes të çlirohet nga bagazhi i emocioneve negative

Kur kuptojmë me të vërtetë se si funksionojnë mendimet dhe qëndrimet tona, ne arrijmë në përfundimin se duke ndryshuar modelet tona negative ne mund të ndryshojmë rezultatet që arrijmë në jetën tonë, sepse ne jemi të lirë nga gjithçka që na tërheq.

Prandaj, ne pushojmë së qeni viktima të rrethanave dhe bëhemi krijues të realiteteve tona.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top