FB

August 30, 2022 | 10:10

5 truke të mrekullueshme shëndetësore që thjeshtojnë jetën tuaj

Ndryshe nga besimi popullor, pirja e një filxhani kafe e bën gjumin tuaj më efektiv. Ndërsa ka shumë truke të njohura shëndetësore, disa si këto janë relativisht të panjohura dhe duken kundërintuitive.

Natën shkoni në tualet me një sy të mbyllur.

Shkuarja në tualet në mes të natës pasi  keni fjetur mirë nganjëherë mund të bëjë kërdi në gjumin tuaj. Kjo është për shkak se pas zgjimit, kur ndizni dritat për të shkuar në tualet, drita e papritur e ndritshme e bën trurin të supozojë se është ora e mëngjesit, dhe kjo ju fik gjumin. Prandaj ecni me një sy pothuajse mbyllur, në mënyrë që të mos zgjoheni plotësisht. 

Tërheqja e veshëve mund të ketë një sërë përfitimesh shëndetësore

Tërheqja e veshëve ka përfitime shëndetësore. Refleksologjia na tregon se ka pika presioni në të gjithë veshët tanë që mund të ndihmojnë për të lehtësuar shumë probleme shëndetësore, nga lehtësimi i dhimbjes së kokës deri te përmirësimi i tretjes.

Rrotulloni kokën për të lehtësuar dhimbjen e gjymtyrëve.

Zgjimi në mes të natës dhe ndjesia e “gjilpërave” në krahët tanë është diçka që shumë prej nesh e kanë përjetuar. Kjo ndodh sepse ndonjëherë gjatë gjumit, ne rrotullohemi dhe pa dashje flemë në krahë ose duar, gjë që shkakton një pengesë në rrjedhën normale të gjakut dhe çon në një ulje të sasisë së oksigjenit që merret nga ajo pjesë e trupit.

Frikësoni veten për të ndaluar lemzën tuaj.

Për të ndaluar lemzën menjëherë, kërkoni dikë që t’ju frikësojë papritur ose t’ju befasojë.

Flini në një dhomë të freskët.

Gjumi në një dhomë të ftohtë është i mirë për cilësinë e përgjithshme të gjumit. Ju ndihmon të bini në gjumë shpejt dhe gjithashtu zvogëlon shanset e diabetit duke ndihmuar trupin të djegë më shumë kalori.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.hometricks.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top