FB

July 24, 2023 | 7:22

5 ushqime të pasura me lëndë ushqyese për një shëndet më të mirë mendor

Shëndeti i trurit fillon në tryezë: duke konsumuar ushqimet e duhura ju mund të stimuloni kujtesën, përqendrimin dhe të parandaloni plakjen e trurit.

Perime. Perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, por edhe lakra dhe brokoli, janë thelbësore për ta mbajtur trurin në formë majë-majë. Si ka mundësi? Ato ofrojnë vitaminë A, e cila ndihmon neuronet (qelizat nervore) të rregullojnë mësimin dhe kujtesën. Dhe pastaj ato sigurojnë gjithashtu vitaminë C dhe vitaminë K, të cilat mburren respektivisht me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Manaferra. Manaferrat janë plot flavonoide, një lloj antioksidanti që u jep frutave dhe perimeve nuancat e tyre të ndritshme. Megjithatë, përveçse e bëjnë ushqimin tuaj të bukur, flavonoidet ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

Peshk. Peshqit e yndyrshëm janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Përveç mbështetjes së strukturës së trurit, këto yndyrna ndihmojnë në uljen e niveleve të beta-amiloideve (një lloj proteine) në gjak. Nivelet e larta të kësaj substance janë të lidhura me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, por ngrënia e shumë omega-3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut. Prandaj, përqendrohu te salmoni, tilapia, sardelet.

Çokollatë e zezë. Kjo e ëmbël (por jo shumë e ëmbël) është e pasur me flavonoide antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit duke rritur funksionin (dhe rigjenerimin) e qelizave nervore.

Çaj. Për shkak të përmbajtjes së tyre të pasur antioksiduese, disa çajra, si jeshilja, e zeza dhe roobois, janë veçanërisht të dobishme për shëndetin e trurit. Ato përmbajnë L-theanine, një aminoacid që është treguar se rrit përqendrimin dhe vigjilencën.

 

 

 

 

/Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top