Mirëqenie

May 31, 2018 | 8:50

5 ushqimet që luftojnë depresionin

Të gjithë personat duhet të tregohen shumë të kujdesshëm përsa i përket shëndetit mendor, pasi nëse lihet pa trajtuar mund të përshkallëzohet në depresion, e të sjellë probleme serioze.

“Everyday Health” shkruan se kujdesi duhet të nisi nga të ushqyerit shëndetshëm, ndaj më poshtë do t’ju rendisim ushqimet që duhet t’i konsumoni me patjetër.

Arrat

Arrat luajnë një rol të rëndësishëm në dietën tonë, sepse ato përmbajnë zink, hekur si dhe omega 3. Studimet kanë treguar se acidi që përmban omega 3 ndikon pozitivisht në tru, si dhe redukton simptomat e depresionit.

Avokado

Mundohuni ta përfshini avokadon gjithmonë në sallatë. Avokado përmban rreth 4 gramë proteina dhe është e mbushur me vitamin K, C dhe E12.

Hudhra

Stresi afatgjatë ndikon në imunitet, prandaj ju mund të prekeni nga viruset kur jeni nën presion. Hudhra përmban antibaktere të fuqishme dhe për këtë arsye ndihmon sistemin imunitar. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë kundër inflamacioneve të indeve dhe nyjave, të cilat rriten në rast të stresit.

Farat

Farat e lulediellit përmbajnë acidin omega3, ndaj jo vetëm do t’ju lehtësojë gjendjen shpirtërore,por gjithashtu do të keni gjumë të mirë.

Fasulet

Fasulet, janë të mira për zemrën. Ndaj sa më shumë të hani, aq më shumë do të buzëqeshni. “Everyday Health” shkruan se fasulet janë edhe kundra diabetit, si dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top