Këto janë imazhet e tmerrshme të vizatura nga një fëmijë për të dëshmuar abuzimin seksual në duart e një prifti.
Prindërit e 5-vjeçares nga Brazili shpjeguan se ata filluan të dyshonin, kur vajza e tyre papritmas njoftoi se nuk dëshironte të merrte më pjesë në kurset që frekuentonte në kishë.
Ata vendosën të çojnë fëmijën në një psikolog, i cili udhëzoi ata që të shikonin për ndonjë shenjë të abuzimit. Ajo që ata zbuluan ishte shumë e hidhur.
Ndërsa kontrolluan gjërat e saj personale, fshehur në mesin e librave prindërit gjetën 5 vizatime që përshkruanin përdhunim.
Ati Joao da Silva, 54 vjeç, është duke u intervistuar nga policia mbi akuza të abuzimit të fëmijëve, të cilën ai e mohon, sipas mediave lokale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.