Në një botë ku ekranet kanë zënë vendin e sy më syve, çastet e lidhjes së vërtetë mes partnerëve shpesh zbehen në heshtje dixhitale. Ne komunikojmë më shumë se kurrë, por a jemi me të vërtetë të lidhur? Marrëdhëniet e qëndrueshme ushqehen nga prania, ndjeshmëria dhe momentet e ndara larg shpërqendrimeve teknologjike. Pikërisht për këtë arsye, kjo listë me 50 ide pa telefon është një ftesë për të rizbuluar njëri-tjetrin.
Qoftë përmes një shëtitjeje të thjeshtë, një loje të improvizuar apo një bisede të thellë, këto aktivitete synojnë të krijojnë më shumë intimitet, besim dhe kujtime të vërteta, ato që zgjasin shumë më tepër se çdo postim apo mesazh.
- Vallëzoni në shi
- Ecni dorë për dore
- Gatuani diçka së bashku
- Shikoni perëndimin e diellit
- Luani letra
- Lexoni një libër për njëri-tjetrin
- Bëni puzzle
- Pikturoni njëri-tjetrin
- Bëni një dremitje së bashku
- Piqni ëmbëlsira
- Shikoni yjet
- Bëni piknik
- Ecni me biçikletë
- Vizitoni një muze
- Praktikoni yoga
- Kujdesuni për kopshtin
- Luani lojëra tavoline
- Ndërtoni një çadër me batanije
- Shkruani letra dashurie
- Ndryshoni mobilimin e një dhome
- Meditoni së bashku
- Ndani ëndrrat dhe shpresat
- Provoni një recetë të re
- Krijoni një listë me këngë personale
- Ndani kujtimet e fëmijërisë
- Vizatoni njëri-tjetrin
- Organizoni një mbrëmje relaksuese (spa) në shtëpi
- Shikoni video të vjetra familjare
- Shkruani një “bucket list”
- Bëni një banjë të ngrohtë së bashku
- Bëni një shëtitje me makinë pa destinacion
- Merrni pjesë në punë vullnetare
- Shikoni vitrinat e dyqaneve
- Krijoni një kapsulë kohe
- Eksploroni një vend të ri
- Ndërtoni diçka me Lego
- Ripërjetoni takimin tuaj të parë
- Vizitoni një treg lokal
- Shkruani poezi së bashku
- Krijoni dhurata me dorë
- Praktikoni një kërcim të ri
- Fleni në natyrë, në çadër
- Krijoni një tabelë vizionesh (vision board)
- Planifikoni udhëtimin e ëndrrave
- Vëzhgoni njerëzit në një park apo kafene
- Bëni ushtrime shtrirjeje për çifte
- Vëzhgoni zogjtë
- Pastroni dhe sistemoni shtëpinë bashkë
- Organizoni një mbrëmje me lojëra
- Bëni një bisedë të thellë e të sinqertë
Përgatiti Aurora Pirraku Nika
Legj. Psikoterapeute në Terapinë Kognitive të Sjelljes (CBT) dhe Terapinë Psikodinamike
Trauma & ACT (Terapia e Pranimit dhe Angazhimit)
Fil. Mag në Lidership
Fil. Mag Shkencëtare në Shkencat e Sjelljes – Beteendevetare
Kriminologe me Magjistër në Punën e Policisë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.