Këshilla & Arsye

February 4, 2020 | 8:11

6 arsye pse nuk duhet të punoni shumë

Të punosh shumë nuk do të thotë se do të përkthehet automatikisht në produktivitet. Këtu janë 6 arsye për të shpjeguar, pse?

1

1.Orari i gjatë i punës zvogëlon produktivitetin

Studimet më të fundit tregojnë se orët e gjata të punës do të ndikojnë  negativisht në orët e gjumit, aftësinë për të mësuar dhe menduar me kalimin e kohës.

2.Promovimi nuk bazohet në numrin e orëve që ju keni punuar

Të menduarit tradicional shkon: “Nëse unë me të vërtetë punoj shumë; në qoftë se unë qëndroj me vonë në zyrën çdo natë; shefi im do të vërë re. Nëse ju mendoni në këtë mënyrë, për fat të keq, ju do të gaboheni. Numri i orëve nuk është i rëndësishëm për shefin tuaj.

3.Janë më të rëndësishme prioritetet se sa ekzekutimi i tyre

Njerëzit mund të gjejnë veten në gjitha detyrat e parëndësishme, nëse kurrë nuk do të refuzojnë. Është e rëndësishme të përcaktoni prioritetet dhe të thoni “jo”.

4.Duke i refuzuar vetes kohën në punë nuk ju bën shumë admirueshëm

Ju mund të merrni kafen dhe të hani në tavolinën tuaj. Ju mund të refuzoni ftesa për të  bërë një pushim me të tjerët. E gjithë kjo nuk do t’ju bëjë ju të admiruar. Ju do të shiheni nga bashkëpunëtorët si antipatik. Edhe mendjet më të suksesshme të kësaj bote kanë nevojë për t’u çlodhur. Për shembull: Winston Churchill merrte një sy gjumë çdo pasdite dhe askush nuk lejohej që t’ja prishte atë. Presidentët Kenedi, Xhonson dhe Reagan të gjithë dremitnin  pasdite.

5.Të bësh gjithçka vetë, dhe t’ju marrë shumë kohë, sërish kjo nuk sjell admirim

Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të bërë përshtypje tek të gjithë me përkushtimin tuaj për çdo detaj të një projekti, kuptojeni se në vërtetë jeni duke marrë të kundërtën!

6.Të qënurit një perfeksionist, do të thotë orë të gjata pa shpërblim

Perfeksioni është një objektiv i mirë, por asnjëherë nuk është arritur me të vërtetë. Qëllimi është të përfundoni një projekt që plotëson qëllimet e projektit dhe organizatës. Shpenzimi i kohës për të rishkruar çdo fjali të një propozimi apo raporti; hulumtime shtesë për të mbështetur kërkimet. Këto gjëra janë vetëm joproduktive dhe humbje kohe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top