A je ndier ndonjëherë keq për disa gjëra dhe për mënyrën se si ndihesh? Epo, ka disa gjëra për të cilat nuk duhet të turpërohesh kurrë.
Ndjenjat
Për shumë prej nesh, të shfaqim ndjenja është si të shfaqim dobësi. Në fakt, është e kundërta, sepse njerëzit që mund t’i tregojnë ndjenjat para gjithë botës janë mjaft të fortë.
Kaloni kohë me njerëzit që doni
Mos harro se kurrë nuk duhet të të vijë turp nga njerëzit me të cilët kënaqesh më shumë.
Puna jote
Jo të gjithë ne kemi punë magjepsëse, kështu që nuk ka rëndësi nëse jeni në fund të një kompanie: ajo që ka rëndësi është se keni një punë dhe se punoni shumë. Nuk është diçka për t’u turpëruar.
Fali të tjerët
Edhe pse është e vështirë për t’u bërë, ndonjëherë falja është e dobishme. Prandaj, mos ki turp të falësh dhe të harrosh.
Ndjenja e shpresës
Në këtë botë shprese shpesh shihet si një karakteristikë e të dobëtve. Por nëse nuk e ndjen këtë shpresë, kush do ta ndiejë për ty? Lëre zemrën të bëhet feneri yt në këtë botë të errët.
E kaluara jote
E kaluara jonë është ajo që na modelon si individë. Nuk duhet të të vijë turp për gjërat idiote që mund të kesh bërë në të kaluarën. Pranoji, mëso nga gabimet e tua, por mos u përqendro tek ato.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.