Kur është fjala për diçka kaq delikate si vetëvrasja është normale që të lindin shumë dyshime…
- Sipas OBSH, numri i vdekjeve nga vetëvrasjet, në përgjithësi, për vitin 2003 ishte rreth 900.000 njerëz dhe për çdo vetëvrasje ka mesatarisht 5 ose 6 persona të afërt që vuajnë pasojat emocionale, sociale dhe ekonomike.
- Të dhënat zyrtare mbi tentativat për vetëvrasje janë të pakta dhe më pak të besueshme se të vetëvrasjes. Është vlerësuar se numri i tentimeve për vetëvrasje tejkalon numrin e vetëvrasjeve të paktën dhjetë herë.
- Faktorët kryesorë të rrezikut për vetëvrasje janë çrregullimet mendore.
- Shumica e njerëzve i komunikojnë mendimet dhe qëllimet për vetëvrasje. Ata shpesh japin shenja dhe bëjnë komente “dua të vdes”, “jeta ime nuk vlen për asgjë”, e kështu me radhë. Është vërtetuar se të paktën dy të tretat e njerëzve që përpiqen apo kryejnë vetëvrasje e komunikojnë në njëfarë mënyre qëllimin e tyre me miqtë, familjen apo të njohurit.
- Vetëvrasja nuk është një akt dobësie (ose guxim). Ajo është rezultat i i një dhimbjeje të padurueshme psikike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.