Këshilla & Arsye

December 7, 2016 | 12:32

6 gjëra që duhet të dini në lidhje me vetëvrasjen

Kur është fjala për diçka kaq delikate si vetëvrasja është normale që të lindin shumë dyshime…

1

  1. Sipas OBSH, numri i vdekjeve nga vetëvrasjet, në përgjithësi, për vitin 2003 ishte rreth 900.000 njerëz dhe për çdo vetëvrasje ka mesatarisht 5 ose 6 persona të afërt që vuajnë pasojat emocionale, sociale dhe ekonomike.
  2. Të dhënat zyrtare mbi tentativat për vetëvrasje janë të pakta dhe më pak të besueshme se të vetëvrasjes. Është vlerësuar se numri i tentimeve për vetëvrasje tejkalon numrin e vetëvrasjeve të paktën dhjetë herë.
  3. Faktorët kryesorë të rrezikut për vetëvrasje janë çrregullimet mendore.
  4. Shumica e njerëzve i komunikojnë mendimet dhe qëllimet për vetëvrasje. Ata shpesh japin shenja dhe bëjnë komente “dua të vdes”, “jeta ime nuk vlen për asgjë”, e kështu me radhë. Është vërtetuar se të paktën dy të tretat e njerëzve që përpiqen apo kryejnë vetëvrasje e komunikojnë në njëfarë mënyre qëllimin e tyre me miqtë, familjen apo të njohurit.
  5. Vetëvrasja nuk është një akt dobësie (ose guxim). Ajo është rezultat i i një dhimbjeje të padurueshme psikike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top