FB

November 26, 2024 | 7:02

6 këshilla për ta nisur mirë ditën

 

Ka momente në jetë kur gjithçka duket se rrjedh paqësisht, kur duket sikur jeta na buzëqesh dhe është e lehtë të rrëmbehemi nga momentet dhe situatat e lumtura. Ne nuk duhet të vendosemi në ato momente vetëm sepse jemi rehat me jetën tonë, ndihemi mirë me veten. Në këto momente, është e lehtë të ngrihesh nga shtrati në mëngjes dhe të fillosh ditën.

rutina-mengjesi

Përkundrazi,  jeta ndonjëherë na paraqet momente të vështira… Periudhat gri gjatë të cilave çdo gjë kërkon përpjekje shtesë dhe mund të jetë e vështirë për ne të kryejmë edhe veprimet më të thjeshta.

Këto momente mund të shkaktohen nga vdekja e një personi të dashur, humbja e një dashurie, keqtrajtimi në punë, presionet ekonomike ose problemet me fëmijët tanë.

Nuk ka rëndësi arsyeja apo ashpërsia e asaj që po ndodh me ne.  Askush nuk ka aftësinë të gjykojë  se sa serioz është një problem për ne, ka raste kur gjërat e vogla në jetë na prekin më shumë dhe ne duhet të dimë t’i pranojmë ato. Sidoqoftë, mënyra se si e trajtoni këtë shqetësim është e rëndësishme. Mënyra më e mirë për ta përballuar atë është  të çoheni nga shtrati dhe të filloni ditën si duhet.

 

Këshilla për ta nisur mirë ditën

-Hani një mëngjes të mirë: Askush nuk dyshon se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Për më tepër, nëse përgatisim diçka të mirë, mëngjesi mund të jetë një motiv i mirë për t’u ngritur nga shtrati i lumtur.

-Lexoni një libër dhe lini lajmet për më vonë: Njerëzit zakonisht e fillojnë ditën duke lexuar lajmet e ditës dhe kjo shkakton stres. Librat nga ana tjetër stimulojnë trurin dhe i bëjnë mirë shpirtit.

-Meditoni: Uluni në një jastëk, me këmbët tuaja të kryqëzuara dhe duart tuaja të mbështetura në gjunjë, duke u përpjekur të mbani shpinën drejt dhe të zbrazni mendjen. Nëse ju duket e vështirë, përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj, në dridhjet e vogla që bën hunda kur thithni dhe nxirrni. Nuk kërkon shumë kohë, vetëm dhjetë minuta në ditë do t’ju bëjnë të vini re ndryshimin.

-Ushtrimi: Është vërtetuar se është më mirë të flini pak më pak dhe të dilni duke ecur dhe vrapuar ose të bëni ushtrime në shtëpi. Ushtrimi i lejon trupit tonë të çlirojë endorfina, proteina të vogla që stimulojnë qendrat e kënaqësisë së trurit. Ushtrimi gjithashtu relakson muskujt dhe mendjen, duke na bërë të flemë më mirë dhe më thellë.

-Vishuni mirë: Nëse ajo që është e rëndësishme është brenda nesh, pamja jonë e jashtme është një reflektim i saj. Kur jemi të veshur keq ose pa rregull, nuk do të ndihemi aq të sigurt sa kur jemi të sigurt në pamjen tonë.

-Kini besim: Kini besim në aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet që lindin gjatë ditës. Shikoni në pasqyrë, buzëqeshni me veten, mohoni frikën tuaj dhe riafirmoni aftësitë tuaja. Pak nga pak do ndiheni më të sigurt dhe do merrni kontrollin e gjërave.

Shumica e njerëzve e kalojnë ditën pa u bërë plotësisht të vetëdijshëm për trupin dhe mendjen e tyre,  duke krijuar zakone që i lejojnë ata të përballen me jetën pothuajse sikur të udhëhiqen nga një autopilot. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kaloni një moment përpara se të filloni rutinën tuaj të përditshme për t’u fokusuar tek vetja dhe mendimet tuaja.

Nuk duhet të harrojmë kurrë se ne  zgjedhim  mendimet tona  dhe se këto do të përcaktojnë sjelljen tonë.  Çdo zgjedhje që bëjmë përcakton se si ndihemi fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top