FB

August 29, 2022 | 10:10

6 mënyra për të trajtuar dhimbjet e kokës nga migrena pa mjekim

Migrenat janë dhimbje koke vërtet serioze, të forta, të shoqëruara zakonisht me të vjella dhe ndjeshmëri të fortë ndaj dritës dhe zërit. Migrena mund të shkaktojë kongjestion nazal dhe rrjedhje të hundës, me një lloj ndjesie sikur koka juaj do të shpërthejë.

Këtu janë disa sugjerime se si të trajtoni dhimbjet e kokës nga migrena pa mjekim:

Kompresa akulli dhe lëvozhga banane

Kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme derisa të kuptoni se akulli i mbështjellë me një lëvore bananeje nuk është gjë tjetër veçse një kompresë e ftohtë e pasur me kalium. Aplikimi i kompresave të ftohta në kokë dhe qafë lehtëson dhimbjen e migrenës.

Vaj ulliri

Një studim nga “DAM” në Providence tregon se vaji i ullirit dhe vaji i peshkut ul në mënyrë efektive ashpërsinë, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e migrenave të rregullta tek adoleshentët. Për më tepër, acidet yndyrore të pangopura omega-3 që gjenden në to, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Vaj livando

Sipas një studimi të botuar në European Neurology, mjaftojnë vetëm dy pika livando në një tenxhere me ujë të valë për të qetësuar migrenën tuaj pulsuese. Në fakt, livanda ka aftësinë për të rritur disponimin, për të trajtuar ankthin, për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe për të lehtësuar spazmat e muskujve.

Fara liri

Fara e lirit është një superushqim që egjiptianët e lashtë e përdornin për të menaxhuar migrenën, kapsllëkun, ndezjet e nxehta dhe dhimbjen e gjoksit. Farat e lirit janë të pasura me fibra dhe acide yndyrore esenciale omega-3, të cilat nxisin funksionin e trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Mjaltë

Fondacioni për Avancimin në Terapinë e Kancerit ka zbuluar se konsumimi i 2 lugë çaji mjaltë të papërpunuar gjatë vakteve mund të parandalojë sulmet e migrenës. Gjithashtu, duhet të merrni një lugë gjelle mjaltë në shenjën e parë të migrenës për ta parandaluar atë, pasi mjalti përthithet menjëherë në qarkullimin e gjakut.

Gjalpë kikiriku dhe xhenxhefil

Ky trajtim sugjerohet nga terapistët holistikë, të cilët pretendojnë se është ilaçi më i mirë për çështjet e migrenës. Përgatitni një pastë duke përdorur gjalpë kikiriku dhe xhenxhefil të grirë dhe aplikojeni në mënyrë të barabartë në tempuj, duke ndihmuar kështu trupin të marrë magnez dhe argininë.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.hometricks.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top