FB

February 24, 2022 | 9:10

6 mënyra se si prindërimi ishte krejtësisht i ndryshëm përpara internetit!

Si mbijetuan prindërit pa Google?! Ja se si ishte për nënat dhe baballarët prindërimi para Amazon Prime, grupeve në Facebook, WebMD dhe iPhone…

0125-8-ways-parenting-was-completely-different-before-the-internet

Julie Cole, bashkëthemeluese e Mabel’s Labels, është nënë e gjashtë fëmijëve. Përvoja e saj në rritjen e tyre ishte shumë e ndryshme nga përvoja e nënave në ditët e sotme. Kjo për shkak se fëmijët e saj lindën midis viteve 1999 dhe 2009, një kohë kur interneti nuk kishte të njëjtën rëndësi si sot. “Nuk mund të them nëse prindërimi ishte më i mirë apo më i keq përpara internetit, por sigurisht që ishte ndryshe”, thotë Cole.

Të gjithë kishin një raft plot me libra dhe revista për prindërimin

Ashtu si nëna ime u mbështet në librin e famshëm të Dr. Spock për këshillat e prindërimit, brezi im zotëronte një kopje fizike të What To Expect When You’re Expecting. Gjithashtu abonoheshim në një nga revistat e shumta të printuara që dispononin në atë kohë. Nuk kishte Google, asnjë WebMD, asnjë aplikacion shtatzënie, asnjë llogari në Instagram për prindërimin.

Grupet e nënave ishin vendimtare

Një nga burimet më të mira të informacionit vinte nga grupet e formuara nga nënat e reja. Ne të gjithë iu bashkuam atij, pasi nuk kishte një alternativë të mediave sociale si një grup në Facebook. Ishte një mbledhje joformale mes nënash, ku bëheshin pyetje, ndaheshin këshilla dhe shkëmbeheshin numra telefoni.

Nuk mund të blinim asgjë pa i shoqëruar fëmijët tanë

Në atë kohë, nuk bëhej fjalë që të porosisje gjëra online. Kjo do të thotë, se detyroheshim të vinim në çdo dyqan të mundshëm me fëmijët tanë. Fundja, mund edhe të gjeje dikë tjetër për t’i shoqëruar, por duhet ta pranoj se ndonjëherë ishte vërtetë e lodhshme.

Gjetja e një dado ishte konkurruese

Sot është kaq e thjeshtë për të gjetur një kujdestare fëmijësh përmes aplikacioneve dhe mediave sociale. Kur u bëra nënë për të disatën herë, kisha nevojë për një dado në mbikëqyrjen e fëmijëve të mi. Por, lista e vetme me emrat e tyre qarkullonte, pa diskutim, tek të gjitha nënat e reja dhe mundësia për ta gjetur një të tillë ishte shumë e paktë.

Gjyshërit në distanca të gjata merrnin vetëm telefonata dhe letra

FaceTiming me nipërit është një nga gjërat më të mira që ka sjellë interneti. Një letër dhe një telefonatë janë shumë me vlerë, por asgjë nuk mund ta zëvendësojë të folurin përballë. Fëmijët e mi i takonin shumë rrallë gjyshërit e tyre, kjo për shkak të distancës dhe angazhimeve të shumta. Në qofte se internet do të ishte shumë herë më i zhvilluar, ata do të kishin mundësinë të rriteshin më pranë gjyshërve, edhe pse përmes një ekrani.

Fotot e shkollës ishin vërtet të rëndësishme

Telefoni me kamer të mirë, për të mos thënë fare, ishte shumë i paktë në atë periudhë. Mbaj mend se për të shkrepur një foto profesionale, duhej t’i bënim ato në shkollat përkatëse të fëmijëve. Madje porosisnim që këto foto të printoheshin dhe t’ju dërgoheshin të afërmve tanë që jetonin larg nesh.

 

Përgatiti K.I / Burimi todaysparent.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top