Puçrrat janë sëmundja më e zakonshme e lëkurës së fytyrës. Për këtë ka një gamë të gjerë medikamentesh dhe trajtimesh, të cilat në pjesën më të madhe janë shumë të kushtueshme. Përveç kësaj, jo gjithmonë është e lehtë që të përcaktohet kura saktësisht e duhur.
Por, për t’i shmangur të gjitha këto ekziston një ilaç tërësisht i natyrshëm që mund t’ju ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi; ajo që nevojitet është vetëm një lëvozhgë bananeje.
Lëvozhga e bananes ka shumë pasuri:
Përmban vitamina A, B, C dhe E.
Zink, magnez dhe hekur që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve.
Ajo vepron si një lëkurë natyrale për largimin e toksinave nga poret.
Për më tepër, ajo ka një efekt antiseptik që ndihmon në luftën kundër baktereve që shkaktojnë puçrrat.
Lëkura e bananes është e pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë kundër mikrobeve që promovojnë fillimin e akneve.
Ato përmbajnë enzima që mbajnë lëkurën të hidratuar.
Janë të pasura me niseshte që heqin vajin e tepërt nga poret.
Lëvozhga e bananes mund të përdoret në 6 mënyra të ndryshme.
Metoda e parë: Lëkurë e pastër bananeje
Në këtë rast, nuk nevojiten masa paraprake të veçanta, ajo që nevojitet është vetëm një banane. Prisni lëvozhgën në copa dhe 10 minuta pasi të keni larë mirë fytyrën, vendoseni lëkurën e bananes direkt në lëkurë. Lëreni për 20 minuta dhe lajeni me kujdes duke përdorur vetëm ujë. Këtë gjë përsëriteni 2-3 herë çdo ditë.
Metoda e dytë: lëkurë bananeje dhe tërshërë
Ju mund të përgatitni një përzierje shumë efektive kundër akneve thjesht duke përdorur lëvozhgën banane dhe tërshërën. Vendosni lëkurën e bananes në mikser, 3 lugë sheqer dhe 170 gr tërshërë. Përziejini të gjithë së bashku. Pastaj pas larjes me kujdes, aplikoni përzierjen në fytyrë. Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore (duke shmangur sytë). Lëreni për rreth 10 minuta. Lani fytyrën me ujë të vakët dhe vendosni një krem hidratues pa vaj. Ju duhet të përsërisni këtë çdo ditë.
Metoda e tretë: lëkurë bananeje dhe shafran i Indisë
Shafrani përmban substanca që veprojnë si antibakteriale dhe dezinfektues. Ndihmon për të ulur ënjtjen dhe skuqjen dhe eliminon mikrobet që shkaktojnë puçrra fytyre. Vendoseni lëvozhgën e bananes në mikser, për të krijuar një tul, pastaj shtoni të njëjtën sasi të shafranit të Indisë, në mënyrë që përmasat të jenë rreth 50-50. Shtoni pak ujë – aq sa përzierja të bëhet homogjene. Pas larjes së fytyrës, aplikoni atë në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni një hidratues pa vaj. Përsëriteni këtë gjë çdo ditë.
Metoda e katërt: banane dhe lëvozhgë limoni
Acidet që përmban në mënyrë natyrale limoni ndihmojnë në eliminimin e baktereve, për shkak të puçrrave. Për më tepër, ato ndihmojnë në eliminimin e shenjave në fytyrë. Duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrë që përzierja të mos vihet në kontakt me sytë. Ki kujdes, acidi mund të krijojë djegie të bezdisshme! Vendosni lëkurën e bananes në mikser, shtoni limon (50-50) dhe përziejeni mirë. Aplikoni përzierjen në fytyrë. Masazhojeni butësisht dhe lëreni për 15 minuta. Lajeni me ujë të nxehtë. Përsëriteni këtë proces çdo ditë.
Metoda e pestë: lëkurë bananeje dhe pluhur pjekjeje
Pluhuri i pjekjes është i jashtëzakonshëm për largimin e toksinave nga poret. Shkrini lëkurën e banane derisa të përftohen një masë e butë. Merrni 1 lugë gjelle të kësaj mase dhe përziejeni me 1/2 lugë çaji pluhur pjekjeje. Shtoni ujë derisa të përftohet një masë homogjene. Aplikoni përzierjen në fytyrë, duke e masazhuar butësisht. Kini kujdes të mos e kaloni atë në sy. Pas 2 minutash, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe hidratoni lëkurën me një krem që nuk përmban vajra. Përsëriteni këtë çdo ditë.
Metoda e gjashtë: lëkurë bananeje dhe mjaltë
Mjalti gjithashtu ka veti antibakteriale dhe hidratuese. Vendosni në mikser lëvozhgën e bananes dhe shtoni gjysmë lugë çaji mjaltë. Duke përdorur pambuk, përhapeni atë në fytyrë me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë për 15 minuta, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë, duke aplikuar gjithashtu një krem pa vaj. Përsëriteni këtë çdo ditë.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.club
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.