Para një ataku kardiak, femrat ndjejnë ankth që nuk mund ta shpjegojnë, e njëjta gjë ndodh edhe me meshkujt: ata ndiejnë dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe kanë aritmi.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët e shumë vdekjeve në botë. Mjekët shumë shpesh rekomandojnë kontrolle të rregullta ndërsa sidomos kur ka simptome që mund ta sjellin një sulm në zemër, kontrolli bëhet edhe më i rëndësishëm, transmeton gazetametro.net
Ndjeheni të lodhur
Lodhja ekstreme është një nga shenjat kryesore të një sulmi në zemër tek femrat, por hulumtimi ka treguar se edhe meshkujt e ndjejnë atë. Rraskapitja e vazhdueshme mund të sinjalizojë dobësinë e barkut të majtë, përgjegjës për pompimin e gjakut prej saj tek pjesa tjetër e trupit. Nëse nuk pompon gjak të mjaftueshëm, rezultati është lodhje sepse trupi nuk ka mjaft oksigjen të freskët.
Problemet me ereksionin
Deri te ereksioni vjen kur penisi është i mbushur me gjak, gjë që e bën atë më të fortë, por nëse enët e gjakut te meshkuj janë të dëmtuara, gjaku do të rrjedhë më pak dhe ekziston një problem me arritjen ose mbajtjen e një ereksioni.
Keni ngërçe kur ecni
Ngërçet mund të jenë një shenjë se ju keni një problem me arteriet. Deri te ngërçi vjen sepse më pak gjak kalon nëpër këmbë. Prandaj, në qoftë se ju filloni papritmas t’i ndjeni ato, menjëherë shkoni tek mjeku juaj.
Probleme me gërhitjen
Nëse keni probleme serioze të gërhimës, ndoshta keni apnea dhe kjo mund të çojë në një atak në zemër. Problemet e frymëmarrjes gjatë natës janë një stres i madh për trupin, që shkakton presionin e gjakut që rritet, zemra fillon të rrah pa kontroll dhe shanset për sulme në zemër rriten.
Përzierje
Një ndjenjë e përzier, molisje dhe vjellje nuk janë simptome të pazakonshme kur bëhet fjalë për sulme në zemër. Nervat e sistemit të tretjes janë të lidhura ngushtë me nervat në zemër.
Ndjenja e një parehatie të madhe
Para një sulmi në zemër, femrat ndjejnë ankth që nuk mund ta shpjegojnë dhe kjo është situata që ndodh edhe me meshkujt: ata ndiejnë dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe kanë aritmi. Nëse kjo përsëritet, dhe nuk keni ndonjë diagnozë tjetër, duhet të shkoni te kardiologu.
Burimi / http://www.gazetamonitor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.