Janë të thjeshta dhe nuk kushtojnë. Mjafton t’i ndjekësh si përqasje, që nga zgjimi, e deri tek ushqyerja apo mënyra sesi punon.
IKIGAI- Zbulo qëllimin tënd në jetë dhe gjej diçka që të bën të zgjohesh nga gjumi çdo mëngjes, sepse pikërisht ky qëllim do të të mbushë me energji.
KAIZEN- Fokusohu në arritjen e qëllimeve të vogla çdo ditë, në vend që të provosh t’i bësh të gjitha njëherësh.
TEKNIKA POMODORO- Puno për 20 minuta pa shpërqendrime. Bëj një pushim për 5 minuta dhe pastaj përsërite. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë më shumë gjëra në më pak kohë.
HARA HACHI- Mos e mbingarko veten me ushqim. Kur je ngopur 80%, ndalo së ngrëni. Kjo do të t’i shtojë energjitë.
SHOSHIN- Nise çdo detyrë si të ishe fillestar, me të njëjtin kuriozitet, sikur po e bën për herë të parë.
WABI-SABI- Përqafoje joperfeksionin, në vend që të kapesh çdo ditë pas detajeve të vogla. Të veprosh është shumë më mirë sesa të presësh për të ardhur momenti i duhur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.