FB

November 16, 2023 | 7:54

6 tiparet e njerëzve të varur nga negativiteti

Ne të gjithë njohim dikë që gjithmonë tenton t’i shohë gjërat nga një këndvështrim negativ.  Ju nuk e dini pse, por sa herë që jeni pranë atij personi vëreni se si ndryshon gjendja juaj emocionale. Dhe ndonjëherë, madje mund të përjetoni një dëshirë për të ikur. Kjo ndodh sepse ndoshta keni hasur në një nga ata njerëz që është i varur nga negativiteti.

6 karakteristikat e njerëzve që janë të varur nga negativiteti

Ata shqetësohen për marrëzitë

Ata nuk dinë t’i japin çdo gjëje rëndësinë e merituar. Dhe tendenca e tyre për të ekzagjeruar gjithçka, në fund të fundit, mund të bëjë që ata të akuzohen si të pabesueshëm. Të gjithë e mbajmë mend fabulën e Pjetrit dhe ujkut dhe pasojat katastrofike që solli.

Ata injorojnë anën e ndritshme

Nuk ka rëndësi nëse ata thjesht kanë kaluar një ditë fantastike në punë, nëse kanë marrë një dhuratë apo nëse kanë dëgjuar ndonjë lajm të mirë. Ata e përqendrojnë vëmendjen e tyre vetëm në gjërat e jetës së tyre që nuk u pëlqejnë. Ata i injorojnë plotësisht momentet e mira që përjetojnë.

Ata nuk janë në gjendje të pranojnë një kompliment

Nëse dikush i lavdëron apo i bën një kompliment, ata reagojnë shumë keq. Vetëvlerësimi i tyre shpesh ndikohet nga aq shumë negativitet sa çdo koment lajkatar do të konsiderohet ofendim. Ata besojnë se të tjerët po qeshin me ta, kur e vërteta është se ata thjesht duan të jenë të mirë. Ata janë të paaftë të pranojnë faktin që kanë edhe virtyte dhe e kanë të pamundur ta besojnë këtë.

Ata marrin shumë pak rreziqe

Ata kujdesen shumë për atë që të tjerët mund të mendojnë për ta. Çdo koment poshtërues i prek në mënyrë alarmante. Ata i bazojnë mendimet që kanë për veten e tyre në opinionet e njerëzve të tjerë. Këtyre u mungon objektiviteti, gjë që i bën ata të jenë shumë të pasigurt dhe të varur.

Ata mund të jenë shumë paranojakë

Njerëzit e varur nga negativiteti janë shumë paranojakë. Një e qeshur e papritur ose një vështrim i fshehtë mund t’i bëjë ata të besojnë se të tjerët po flasin për ta. Kjo i bën ata mjaft të lidhur me njerëzit përreth tyre. Nga ana tjetër, kjo rrit dëshirën e të tjerëve për t’u larguar prej tyre.

Sjellja e tyre mund të jetë shumë e vështirë për t’u trajtuar. Në disa raste, edhe e padurueshme. Duhet të kemi shumë durim dhe të përpiqemi të kuptojmë pse ata sillen në këtë mënyrë. Në shumicën e rasteve, sjellja e tyre është pasojë e një sërë përvojash të këqija.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top