1.Ushtrimi i parë
Identifikoni pikat e dobëta Ky është një ushtrim i vështirë, sidomos kur jeni duke folur për veten dhe, ndoshta, nuk mund të jeni objektive. Mund t’ju ndihmojë t’i shkruani ato në letër dhe t’i shikoni me vëmendje, për t’i asimiluar siç duhet. Gabimi më i madh që mund të bëni në këtë pikë është që të ktheni disa cilësi që keni tek të metat. Është e mirë të jeni njeri bujar, por kjo nuk do të thotë që të lejoni të tjerët të përfitojnë nga kjo cilësi. Kjo varet se si ju arrini t’i menaxhoni ato.
2.Ushtrimi i dytë
Flisni me njerëzit e afërt Është po aq e vështirë për miqtë tuaj që të jenë të sinqertë me ju. Ka raste kur ata nuk do t’ju tregojnë se cili është faji juaj, ose thjesht ata nuk e identifikojnë. Ndoshta ndihen të inkurajuar nëse përpiloni një listë të përbashkët me pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Do të jenë më të hapur, dhe për ju do të jetë një hap më afër së vërtetës.
3.Ushtrimi i tretë
Riparoni gabimet Ndonjëherë vetëdija është ajo që ju mban në vend, për shkak se keni gabuar dhe keni nevojë për “mbyllje” për të ecur.
4.Ushtrimi i katërt
Zbuloni fuqinë tuaj Vazhdoni njësoj si në rastin e pikave të dobëta. Zbrisni brenda vetes, jini të ndershëm dhe vlerë- sojini me sinqeritet opinionet e të afërmve. Do të mësoni nga ata gjëra që kurrë nuk i keni menduar për veten tuaj dhe do të ndiheni në çast më mirë.
5.Ushtrimi i pestë
Vlerësoni atë që keni Mos u ankoni për atë që nuk keni, ashtu si bëjnë ata të cilët ju rrethojnë, por mblidhni burimet që zotëroni aktualisht për të pasur mundësi të grumbulloni akoma më shumë në të ardhmen. Duhet të jeni ambiciozë dhe të kuptoni se rruga drejt suksesit nuk është aspak e lehtë. Kur të prekni majat, do ktheni kokën pas me krenari.
6.Ushtrimi i gjashtë
Sjellja e duhur Mësoni ta shikoni çdo situatë nga sa më shumë këndvështrime. Kështu do të kuptoni se çdo problem ka një zgjidhje dhe do ta keni më të lehtë të luftoni për t’i arritur objektivat tuaja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.