Këshilla & Arsye

March 4, 2020 | 8:14

6 zakone që ju shkurtojnë jetën

1. Të fjeturit vonë

Shumë të rinj dhe të rritur nuk flenë mjaftueshëm. Mundohen ta kalojnë lodhjen duke parë një film e duke ngrënë ushqime të konservuara. Por trupi e ka të domosdoshëm atë 8-orëshin e gjumit; mjekët nuk lodhen duke e përsëritur. Nëse fjetja më pak se gjashtë orë ndodh shpesh, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme.

2. Të fjeturit më shumë se ç’duhet

Nga ana tjetër, edhe gjumi i tepërt është i dëmshëm. Ata që flenë më shumë se nëntë orë në ditë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. E njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë më pak se shtatë orë. Mesatarja e artë është rreth 8 orë gjumë çdo natë.

3. Larja e duarve më shpesh se ç’duhet

Duket sikur kjo na ruan ndaj mikrobeve, por nëse i lajmë duart më shpesh se ç’duhet ka efekt të kundërt. Në këtë mënyrë shtohen vetëm bakteret rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto lloj mikrogjallesash janë shumë të vështira për t’u eliminuar. Ato krijojnë një sërë problemesh të rënda shëndetësore.

4. Të mos punuarit

Puna e rëndë, e vazhdueshme të bën të mendosh se ora do të vijë më shpejt, por duke mos punuar nuk i bëni vetes asnjë të mirë. Sipas studiuesve kjo ndodh sepse puna e mban organizmin dhe trurin në veprim. Në të kundërt, ato bien në gjendje të fjetur.

5. Jetesa në një qytet të zhurmshëm

Ekspozimi i përditshëm ndaj zhurmave të trafikut ul jetëgjatësinë. Zhurma e trafikut shkakton ngritje të tensionit të gjakut dhe të hormonit të stresit, çka mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore.

6. Përdorimi i telefonit me orë të zgjatura

Teprimi me përdorimin e telefonit mund të shkaktojë dhimbje qafe, koke, shpine, për shkak të pozicionit jo të mirë të trupit, i cili njihet si një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë. Qëndrimi jo i mirë çrregullon enët e gjakut dhe organet e brendshme, madje edhe nervat. Ata që kanë dhimbje kronike kanë jetëgjatësi më të shkurtër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top