“Nëse rinia do ta dinte, dhe mosha e vjetër të mund të…” thotë një proverb i lashtë, duke iu referuar mençurisë dhe plotësisë që vjen vetëm me vitet. Megjithatë, është e mundur për të rinjtë, që të veprojnë me mençuri duke dëgjuar këshillat e njerëzve maturë. Kur Margaret Manning mbushi të 60-at, ajo mendoi se ishte koha për të bërë diçka të dobishme, diçka që mund të ndihmonte të tjerët. Më pas, ajo vendosi të lërë punën e saj për të filluar një projekt të njohur të quajtur “Sixty and me” (Gjashtëdhjetë dhe unë), një shoqatë për gratë mbi moshën 60-vjeçare.
Në internet, Margaret u kërkoi lexuesve të saj mbi moshën 60-vjeçare se çfarë donin të shprehnin apo këshillonin gratë me gjysmën e moshës së tyre dhe atë që donin të dëgjonin për kohën kur ato vetë ishin tek të 30-at.
Këshillat që mbërritën, të gjitha shumë të ndjera, reflektonin mençurinë e tyre. Ato gra po plakeshin me dinjitet! Rezultati ishte i mahnitshëm! Ja disa nga mendimet që kanë të bëjnë me tema të tilla si: stili i jetës, qëndrimi, bukuria, vetëbesimi, marrëdhëniet dhe, po … plakjen.
1- Mos harroni se keni vetëm një jetë; Kjo nuk është një provë e përgjithshme.
2- Mundohuni të jeni pozitive dhe të kërkoni anën pozitive në çdo përvojë jetësore.
3- Mendoni për këtu dhe tani.
4- Jetoni plotësisht çdo ditë të jetës tuaj, sepse nuk dini çfarë ju pret pas.
5- Mos harroni se jeta mund të ndryshojë në një çast.
6- Duajini të gjitha fazat e jetës dhe mos kini frikë t’i kaloni, sepse secila prej tyre është magjike.
7- Mësoni të jetoni momentin. Nëse mund ta bësh tani që je i ri, do të kesh sukses kur të jesh 60 vjeç.
8- Jeta është shumë e shkurtër për t’u shqetësuar për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Jetoni sot!
9- Dil jashtë dhe shijojeni natyrën!
10- Gjeni një hobi apo një punë që ju lejon të përjetoni ndjesi të ndryshme të secilës fazë të jetës suaj.
11- Jini vetvetja. Jetojeni çdo moshë me dinjitet.
12- Përqendrohuni te plakja në mënyrë pozitive, jo në parandalimin e plakjes.
13- Pranojini ndryshimet në trupin dhe mendjen tuaj sepse ju maturon.
14- Jini gjithmonë të sinqerta me veten. Është një proces i ngadalshëm i të mësuarit, por ia vlen.
15- Ruaji kujtimet, por mos ji shumë e vështirë me veten.
16- Virginia Wolf kishte të drejtë: “Një grua ka nevojë për një dhomë për veten dhe 500 dollarë”.
17- Harrojini stereotipet që shoqëria ka në lidhje me plakjen.
18- Mos u shqetësoni për plakjen. Shqetësohuni për mërzinë.
19- Mosha është vetëm një numër, nuk përcakton se kush jeni.
20- Mosha kalon, do apo nuk do ti, ndaj fillo ta jetosh!
21- Mos ndalni së kërkuari frymëzim.
22- Jeto në një mënyrë të thjeshtë dhe të shëndetshme. Ushtroni, kultivoni leximet dhe udhëtoni.
23- Bli rroba klasike. Do të jeni gjithmonë në modë.
24- Mos i shpenzoni kot paratë për këpucë. Njerëzit nuk i vënë re këmbët tuaja.
25- Mos e mbushni jetën me mbeturina!
26- Ji vetvetja, shkëlqe me dritën tënde! Ji e pranishme, e vërtetë, e vetëdijshme dhe e gjallë në çdo moment.
27- Mos u fiksoni pas rrudhave. Kur ato fillojnë të shfaqen në fytyrë, mendoni se janë hartë e jetës suaj.
28- Jeto me pasion dhe dashuri, me sy të hapur dhe me zemër. Thjesht, ji i lumtur.
29- Jeto të tashmen, mos u shqetësoni për plakjen. E mirë duhet akoma të vijë.
30- Vlerëso kënaqësitë e vogla të jetës, mos i komplikoni më gjërat.
31- Respekto partnerin dhe fëmijët në të njëjtën mënyrë që ju dëshironi që ata t’ju duan dhe t’ju respektojnë.
32- Jepeni dashurinë tuaj lirisht dhe pa kushte.
33- Bëni fëmijët kur doni t’i keni: nuk ka moment të veçantë dhe as një çelës për këtë.
34- Tregoni ndjeshmëri për veten dhe për ata që ju rrethojnë.
35- Bëj shumë fotografi. Do të jesh e lumtur që i ke, kur të dashurit tuaj nuk do të jenë më aty.
36- Mëso t’i falni të rinjtë.
37- Harrojeni zemërimin dhe lëreni mirënjohjen dhe gëzimin t’ju mbushin jetën.
38- Të kesh një rreth të ngushtë miqsh është thelbësore!
39- Vlerëso familjen tënde. Do të jenë me ty kur të tjerët do të largohen. Do t’ju mbështesin përgjatë gjithë udhëtimit të jetës tuaj.
40- Mos shkoni kurrë të flini zemëruar me veten apo me një person tjetër.
41- Thuaji partnerit, miqve dhe familjes tuaj se i doni çdo ditë.
42- Në moshën 30-vjeçare bëhesh grua. Vlerësojeni bukurinë tuaj.
43- Mos e humbni kohën tuaj duke u shqetësuar për gjërat që nuk mund të ndryshoni; ndryshoni gjërat që mundeni.
44- Dil nga një marrëdhënie e pakënaqur sa më parë që të jetë e mundur, nuk mund ta ndryshoni personin tjetër.
45- Kujdesuni për lëkurën tuaj! Buzëqesh shpesh.
46- Besojini instinkteve tuaja dhe kurrë mos flisni keq për veten.
47- Ji e sjellshme me veten. Mos merr parasysh atë që nuk është nën kontrollin tuaj. Nëse ka diçka që ju bën të ndiheni keq, hiqeni nga jeta juaj.
48- Mëso të qeshësh me veten. Mos jini gjithmonë aq serioze!
49- Dhurojini kohë vetes çdo ditë, qesh dhe buzëqesh në çdo moment.
50- Thjesht, ji vetvetja. Mos dëshiro përsosmërinë.
51- Nëse keni fëmijë, duajini, por mos kërkoni të jeni një nënë e përsosur.
52- Lër që fëmija juaj të jetë mësuesi juaj.
53- Jini luftëtare. Mësoni të përdorni burimet tuaja dhe të jeni e pavarur.
54- Mos lejoni të udhëhiqeni nga frika.
55- Mos ndalni së mësuari dhe forcuari mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.
56- Tregoni mirënjohje çdo ditë, edhe kur është një ditë e keqe. Gjithmonë ka një mësim për të mësuar.
57- Pranoni aspektet pozitive të plakjes, si të keni më pak përgjegjësi dhe më shumë liri, për shembull.
58- Shumë beteja thjeshtësohen sipas moshës.
59- Mos i tregoni askujt se jeni shumë i vjetër për të bërë diçka! Ose shumë të rinj.
60- Mos kini frikë kur plakeni, jeni mirë. Jeta dhe natyra tw përgatisin për çdo fazë të jetës. Prandaj, nëse njihni një vajzë që është rreth 30 vjeç, ndajeni mençurinë tuaj me të. Përvoja juaj është një dhuratë. Hiqni mantelin e padukshmërisë dhe lëreni të njohë botën tuaj të vërtetë “unë” përfshirë rrudhat. Le të jetë jeta juaj burim frymëzimi për të tjerët.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.