Marrëdhënie

November 29, 2018 | 8:55

7 gjërat që duhet t’ia thoni partnerit, për të patur një marrëdhënie të suksesshme

Çelësi i një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të suksesshme është komunikimi, sepse falë tij ata mund t’i trgojnë gjithçka që ndiejnë partnerit të tyre dhe gjithashtu të fitojnë shumë aspekte besimi.

1. Herë pas here tregojini partnerit tuaj se cila është arsyeja që ndjeheni të lumtur me të. Çfarë e bën atë të veçantë në mesin e gjithë të tjerëve dhe pse ju keni vendosur të qëndroni me të.

2. Në privatësi, ju mund t’i thoni drejtpërdrejt atë që ju pëlqen dhe atë që nuk ju pëlqen.

3. Në kohë mosmarrëveshjeje dhe keqkuptimi, është e nevojshme të marrësh përgjegjësinë dhe të dallosh kush është fajtor. Kërkoni falje kur e dini që jeni gabim, kjo ndihmon në forcimin e marrëdhënieve.

4. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e shprehjes “të lutem” dhe “faleminderit” në kryerjen e aktiviteteve tuaja të përditshme, pavarësisht sa të vogla mund të jenë. Kjo me të vërtetë e bën dallimin.

5. Të lavdërosh partnerin tënd është gjithashtu një burim i rritjes në marrëdhënie. “Më pëlqejnë flokët tuaj”, “Dukeni mirë”, mund të jenë frazat që ju ndihmojnë.

6. Shprehjet e thjeshta mund të të ndihmojnë të tregosh se sa i rëndësishëm është ai në jetën tënde. “Ditë e mirë”, “Përshëndetje gjumas”, “Shpresoj të jesh mirë”.

7. Tregojini atij herë pas here vendin që ai zë në në jetën tuaj dhe sa e vlerësoni praninë e tij. Përveç të treguarit dashuri nëpërmjet fjalëve, është gjithashtu e rëndësishme të shprehet me fakte. Puthjet në ballë dhe faqe tregojnë butësi.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top