Në këtë epokë gjithnjë e më shumë teknologjike dhe sociale nuk është e lehtë të rezervohesh, por disa gjëra në jetën tonë nuk duhet të zbulohen kurrë! Kjo është thënë nga një mësim hindu.
Sipas kulturës Hindu ka 7 gjëra që ne kurrë nuk duhet t’ia tregojmë askujt. Pse? Që të jetojmë në harmoni me veten dhe me botën. Vyacheslav Ruzov, një ekspert i kulturave orientale, mendon se një ekzistencë e lumtur diktohet pikërisht nga fakti se ai nuk i tregon ndonjë gjë askujt.
- Planet tona për të ardhmen
Filozofia Hindu e rekomandon atë, por shumë njerëz tashmë e bëjnë këtë për bestytni. Planet tuaja për të ardhmen nuk duhen treguar kurrë. Arsyeja është se ato janë gjëra personale dhe i nënshtrohen kritikave të të tjerëve që mund të ndikojnë në zgjedhjet tuaja.
- Mos u mburr me vepra bamirësie
Nuk ka asgjë më të gabuar sesa mburrja për dhënien e lëmoshës? Asnjë veprim i mirë nuk behët për të marrë pëlqimin e të tjerëve.
- Mos u mburr me guximin tuaj
Çdo ditë ne hasim sfida, ngjarje që na vënë në provë. Asnjëherë mos u mburr që ke sukses, nuk je hero.
- Mos i zbuloni problemet e familjes suaj
Problemet janë personale dhe filozofia Hindu këshillon t’i mbani brenda.
- Dituria shpirtërore
Njohuria shpirtërore është fituar nga jetesa, nuk ka kuptim ta përhapim atë rreth e rrotull.
- Mos flisni gjithmonë për problemet tuaja
Mësoni të dëgjoni të tjerët dhe jo vetëm të mendoni për veten. Për problemet tuaja kufizohuni në një reflektim introspektiv. Kjo do t’ju ndihmojë të rifitoni harmoni.
- Mos e humbni kohën duke bërë thashetheme
Të flasësh për njerëzit e tjerë sipas kulturës hindu sjell vetëm negativitet dhe na bën njerëz më të keq.
Burimi / http://www.leperlemigliori.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.