Foshnjat fillojnë të qeshin kur janë shumë të vegjël, rreth 5 muajsh! E qeshura mund të jetë një shenjë e lumturisë dhe madje edhe një shprehje e frikës së pakontrolluar. E qeshura është një shprehje e emocioneve tona dhe krijohet në mendjen tonë në një mënyrë krejt spontane, ne nuk mund të kontrollojmë një të qeshur që shpërthen papritmas. Një veçanti tjetër është se e qeshura mund të jetë autentike ose artificiale. A keni vënë re sa gjëra fsheh një e qeshur?
“Buzëqeshini jetës dhe jeta do t’iu buzëqeshë”, thotë një fjalë e urtë. E qeshura është e pranishme në jetën tonë çdo ditë dhe sjell përfitime të mëdha. Qeshni sa herë që dëshironi dhe gjëja më e mirë është që buzëqeshja është falas! Njihuni me përfitimet që qëndrojnë pas një të qeshure dhe të bindeni veten të buzëqeshni edhe më shumë!
7 arsye të mira për të qeshur:
- E qeshura përmirëson gjendjen tuaj
Lara Lucaccioni, Trainere dhe Ambasadore e Yogës për të Qeshur na kujton se 1 minutë qeshje është e barabartë me 45 minuta relaksim që do ta përjetoni pasi të ndaloni së qeshuri dhe kjo është vërtetuar shkencërisht.
Jo vetëm të qeshurat por edhe buzëqeshja mund të shkaktojnë lëshimin e “hormoneve të lumturisë” endorfinat në trupin tonë. Përveç kësaj, e qeshura bllokon “hormonin e stresit”, kortizolin që është i dëmshëm për trurin dhe muskujt.
Kështu që ju përgjithësisht ndjeheni më të lumtur, më të qetë dhe mund të lehtësoni tensionin e ndjerë gjatë ditës. Nëse doni të luftoni stresin dhe situatat nervore, thjesht qeshni!
- E qeshura përmirëson qarkullimin
A e dini se kur qeshni gjaku juaj rrjedh 20% më shpejt se zakonisht? Për këtë arsye, presioni i gjakut është më i ulët dhe zemra funksionon në mënyrë më efikase. Doktor Michael Miller nga Universiteti i Maryland thotë se e qeshura mund të ndikojë pozitivisht në zemrën dhe enët e gjakut në një mënyrë të ngjashme me një stërvitje. Përveç kësaj, shkencëtarët japonezë thonë se e qeshura zvogëlon në mënyrë efektive sheqerin në gjak si për njerëzit e shëndetshëm, ashtu edhe për ata që vuajnë nga diabeti dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë.
- E qeshura forcon imunitetin
E qeshura do të shtonte numrin e limfociteve T që luftojnë viruset që hyjnë në trupin tonë dhe gjithashtu rrit antitrupat e tjerë që mbrojnë nga mikrobet rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Përveç kësaj, e qeshura lëshon endorfinat, “hormonet e lumturisë”, të cilat gjithashtu kanë veti anti-inflamatore. Adrenalina dhe kortizoli, të cilat dobësojnë sistemin imunitar, gjithashtu bllokohen kur qeshim. Në përgjithësi, njerëzit e lumtur sëmuren më rrallë se miqtë e tyre më të errët.
- E qeshura ju bën të humbni peshë
E qeshura është ndoshta mënyra më e lehtë dhe më e këndshme për t’u kujdesur për muskujt tuaj. Kur buzëqeshni, stërvitni muskujt e fytyrës, stomakut, diafragmës dhe shpatullave dhe gjithashtu digjni shumë kalori! 1 minutë qeshje ju bën të digjni 12 kalori! A nuk është një dietë e përsosur? Kjo nuk është e gjitha. Ju ndoshta nuk e dini se e qeshura vepron si qetësues i dhimbjes, duke minimizuar tensionin e muskujve. Kur befas keni ngërçe të dhimbshme, në vend që të qani dhe t’u drejtoheni pilulave provoni të qeshni.
- E qeshura ju mbush me energji pozitive
A e dini se buzëqeshja juaj mund të thotë shumë për njerëzit e tjerë? Kur shohim fytyra të buzëqeshura, ne priremi t’ua kthejmë atyre dhe madje edhe kur nuk e bëjmë, ndihemi më mirë. Nëse miqtë tuaj janë njerëz të lumtur, të gëzuar dhe të mençur, me ta do ta ndjeni veten më mirë dhe nën shoqërinë e tyre do t’i harroni problemet tuaja. Në të kundërt, të qenit me dikë që ankohet për gjithçka ka një efekt shkatërrimtar në trurin tuaj. Studiuesit thonë se buzëqeshja është një nga kriteret më të rëndësishme kur bëhet fjalë për gjykimin e njerëzve. Kur buzëqeshni dukeni më tërheqës, të sigurt dhe miqësor, kështu që ju keni një shans më të mirë për të marrë një vend pune ose një promovim në punë!
- E qeshura ju mbush me oksigjen
Kur qeshni thithni më shumë oksigjen sesa kur jeni të trishtuar ose serioz. Ky oksigjen përhapet në gjak dhe arrin në të gjitha indet e trupit tuaj. Përveç kësaj, kur mushkëritë marrin më shumë oksigjen, truri juaj është mjaft i ajrosur dhe, rrjedhimisht, thith më mirë çdo informacion dhe njohuri dhe e mban mend atë për një kohë më të gjatë.
- E qeshura ju rrit hijeshinë
Ndërsa qeshni qoshet e gojës janë ngritur duke e bërë fytyrën më të re dhe më të lumtur. Për më tepër, e qeshura përmirëson mikroqarkullimin që ndikon edhe në kokë. Ky furnizim gjaku i jep një pamje të përmirësuar flokëve duke i bërë ata më të fortë dhe më të shëndetshëm. Kur buzëqeshim, fshehim disa të meta të pamjes tonë dhe përgjithësisht konsiderohemi më tërheqëse. Gjithashtu e qeshura rrit shanset tuaja për të gjetur partner: shumë burra kanë thënë se vlerësojnë më shumë gratë që qeshin.
Burimi / https://www.chedonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.