Lifestyle

February 10, 2016 | 10:49

7 mënyra për të patur flokë të shëndetshëm pa u shpenzuar shumë

Flokët janë gjysma e bukurisë, e në këtë rast, kujdesi ndaj tyre kërkon një vëmendje të lartë. Personazhet publikë shpenzojnë orë të tëra për flokë të bukur e të shndritshëm. Ata nuk shkelin jashtë dere pa kaluar në duart e specialistëve të kozmetikës. Por pjesa tjetër e shoqërisë nuk e ka luksin dhe kohën e duhur në dispozicion për t’ia dalë kaq mrekullisht me veten. Ka një por. Ju mund t’ia dilni t’i mbani flokët tuaj në kushte po kaq të mira falë disa hileve që ju bëjnë njëherësh të kurseni kohë dhe para. Ja se si:

1.Lajini, shpëlajini, por pa e përsëritur!

2

Larja dy herë e flokëve gjatë banjës së plotë është një metodë e vjetër. Kjo bën që vajin natyral që përmban floku juaj të zhduket menjëherë, duke e tharë gjithashtu skalpin e kokës e duke holluar njëherësh flokët tuaj. Ato nuk duhet të jetë “tejet të pastër”, sepse është e njëjta gjë si “super të thatë”. Një nga ekspertët e fushës në një prej salloneve më në zë të Nju Jorkut, rekomandon përdorimin e shampos në flokët tuaj jo dy herë në një larje, por vetëm në larjen e dytë. “Vendosni balsam për flokët në ditët kur nuk vendosni shampo”, thotë ai, “dhe sigurohuni ta shpëlani mirë me ujë të ngrohtë. Në ditët që përdorni shampo, përdorin rreth gjysmën e masës së nevojshme. “Përfitimi i kësaj? Flokë të shëndetshëm!”

2.Përdorni sodë buke për flokë të shëndetshëm

3

Flokët tuaj do të duken të shndritshëm dhe me volum nëse hiqni dorë nga të gjitha produktet kozmetike dhe balsami për gjashtë javë apo më shumë. Por, ju nuk keni nevojë të blini një shampo të veçantë për t’i pastruar ato. Thjesht, përzieni një lugë gjelle sode buke me dy lugë uthull të bardhë dhe përhapeni në flokun tuaj. Përhapeni deri në gjatësinë e tij dhe pastaj shpëlajeni me kujdes, bollshëm.

3.Kur është fjala për dëmtim, koha është çdo gjë

4

Mos përdorni asnjë shampo pastruese nëse i keni të lyer flokët, për shkak se mund t’i çngjyrosin ato vende-vende. Por është tejet e këshillueshme të përdorni një shampo pastruese përpara se ju t’i lyeni flokët. Ajo heq të gjitha gjurmët në flok duke ndihmuar një ngjyrosje sa më të mirë dhe të gjatë.

4.Qëndro larg të mirave të tepërta

5

Shampo, balsami, xheli, llaku apo shkuma, çfarëdo vini në flokun tuaj, dijeni se jeni duke përdorur shumë tepër. Provoni të përdorni gjysmën e tyre. Do të vini re se kjo gjë do të jetë më efektive, duke ju bërë të keni flokë të shëndetshëm e njëherësh të kurseni portofolin tuaj.

5.Flini si princesha Rapunzel-si flokët

6

Flokët e stiluar çrregullohen më pak nëse ju flini në një nënkresë prej sateni. Mbulesa e pambuktë e tij i ashpërson kutikulat më shumë, ndërsa sateni lejon që flokët të kaloj pa probleme mbi sipërfaqe kur ju rrotulloheni në gjumin tuaj. Sateni është si lënda magjike e duhur për rregullin estetik në flokët tuaj.

6.Flokë si të bebeve

7

Mos shpenzoni fort për shampo të formuluara posaçërisht për flokët me ngjyrë apo permanent. Një shishe e lirë shampoje për fëmijë do t’i trajtojë flokët tuaj po aq butësisht dhe do të lejojë që ngjyra apo permanenti në flokët tuaj të zgjasë shumë më gjatë.

7/Jepini shkëlqimin natyral

8

Për të nxjerrë në pah karakteristikat e flokëve pa u shpenzuar tepër, përdorni një shpëlarës të ashpër ndërsa lani flokët tuaj. Për flokë të lyer, të hapur, kombinoni 1/4 filxhan lëng limoni me 1 gotë me ujë të ngrohtë dhe i përhapni në të gjithë gjatësinë. Për të nxjerrë në pah ngjyrën e hapur në ngjyrë të errët, kombinoni 1/4 filxhan uthull të bardhë me 1 gotë ujë të ngrohtë.

Burimi: Reader’s Digest

http://www.msn.com/en-us/lifestyle/beauty/7-ways-to-have-gorgeous-hair-without-expensive-products/ss-BBpiTvH#image=1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top