Lifestyle

January 9, 2019 | 10:04

7 mënyra për t’u kujdesur për flokët gjatë stinës së dimrit

Periudha e dimrit mund të jetë shkatërruese për flokët tuaj, dhe për të bërë të mundur parandalimin e asaj që mund t’i dëmtojë ato, ne do t’ju tregojmë shtatë mënyra se si mund të kujdeseni për flokun tuaj për t’i mbajtur ata gjithmonë në formën e tyre më të mirë.

Përdorni në masën e duhur shampon

Moti i ftohtë shkakton tharjen, jo vetëm të lëkurës suaj, por gjithashtu edhe të flokëve dhe kokës suaj. Ju duhet të përdorni shampon jo më shumë së dy herë në javë, pasi ajo përveç të tjerave shkakton shumë thatësirë në flokun tuaj. Gjithashtu këshillohet të mos përdoret uji shumë i nxehtë gjatë larjeve së flokëve pasi ai e shpupuris flokun.

Balsami (zbutësi i flokëve) është tepër i domosdoshëm

Për të ndihmuar në luftën kundër flokut tuaj në këtë stinë të ftohtë, metoda më e mirë që të përdorni zbutës në çdo larje. Sigurohu që zbutësin që përdorni, ndryshe balsamin të mos e aplikoni tek rrënjët e flokut, por vetëm në majat e tyre.

Shmangni tharësen e flokëve

Ndonjëherë është më mirë të lini flokun tuaj në gjendje natyrale. Në rast se ju e ndjeni të nevojshme të thani flokët tuaj me tharëse, atëherë mundohuni ta përdorni atë me kujdes pa shkaktuar djegie të majave në flokun tuaj apo pa i tharë ato me nxehtësi të madhe. Po ashtu, duhet të keni kujdes me piastrën që drejton flokët, pasi hekuri i nxehtë mund të dëmtojë flokun tuaj më shume sesa ju e mendoni.

Mbani gjithmonë një kapele

Vishni një kapele, pa harruar të vini dhe shallin apo diçka tjetër që mund t’ju ndihmojë ju për të shmangur lagështirën e flokëve tuaj dhe për të evituar këputjen e flokëve. Shalli nuk duhet t’ju rri ngushtë në qafë, pasi në këtë mënyrë do ndikonte në fluksin e gjakut në lëkurën e kokës, duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme të mëdha flokëve tuaj.

Luftoni për të pasur flokë me volum

Përdorni në sasi të vogël ‘spray’, i cili mund të aplikohet me një furçë flokësh duke e vendosur atë në flokun tuaj duke filluar nga maja e flokëve e deri në fund të tyre. Kështu flokët nuk do të jenë të ngjitura pas koke dhe nuk do të humbasin volumin e tyre.

Përdorni vaj për flokët

Përdorimi i vajit në mënyrë të rregullt, i jep jetë flokëve. Megjithatë nuk është e nevojshme për të mbajtur vajin në flokë për orë të tëra. Një ose dy orë do të ishin të përshtatshme për flokun. Sigurohuni të mos përdorni shampon gjatë kohës që në flokun tuaj aplikoni vajin, sepse kjo e anulon në mënyrë kategorike efektin e vajit në flokë.

Jo flokë të lagura

Asnjëherë nuk duhet të dilni nga shtëpia me flokë të lagur. Mos harroni që kjo i shkakton thatësirë flokut tuaj, ndaj kujdesuni që të thani flokun tuaj mirë përpara se të dilni nga shtëpia. Tharja mirë e flokëve shmang teshtitjet dhe rrjedhjen e hundëve, si dhe format e pakëndshme që mund të marrin flokët tuaj disa ditë me radhë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top