Mirëqenie

December 7, 2019 | 8:32

7 mënyra se si ndryshon trupi juaj nëse hani çdo natë selino

Selinoja është një perime shumë e shëndetshme, e cila fatkeqësisht injorohet dhe përjashtohet nga dieta jonë. Selinoja ofron shumë përfitime për shëndetin tonë dhe nëse hahet në mbrëmje, na lejon të parandalojmë disa sëmundje.

Kjo perime e shkëlqyeshme është shumë e pasur me fibra, proteina bimore, antioksidantë (flavonoide), vitamina A, C dhe grupi B, minerale si; kalium, natrium, hekur, magnez dhe selen, si dhe vajra esencialë si limoneni dhe selineni. Të gjitha këto lëndë ushqyese i japin selinosë vlerat e mëposhtme terapeutike.

Përmirëson tretjen. Selinoja është e pasur me fibra dhe favorizon tretjen. Selinoja është një perime diuretike dhe nëse hahet në mbrëmje, j undihmon që ta filloni ditën pa ënjtje.

Lehtëson inflamacionin. E pasur me polifenole dhe antioksidantë, selinoja lehtëson inflamacionin dhe dhimbjet e kyçeve. Konsumimi i saj në mbrëmje ju ndihmon të pushoni më mirë dhe pa dhimbje.

Ul presionin. Selinoja është një burim i shkëlqyeshëm i ftalideve, komponimeve aktive që përmirësojnë qarkullimin dhe ulin hormonet e stresit, të shoqëruara me presionin e lartë të gjakut.

Ndihmon për të humbur peshë. I varfër në kalori dhe i pasur në ujë dhe fibra, selinoja na lejon të shmangim ngrënien gjatë natës dhe në të njëjtën kohë bën pastrimin e trupit dhe djeg kaloritë.

Heq stresin. Selinoja përmban nivele të larta të magnezit, një mineral i rëndësishëm për të ulur stresin. Përveç kësaj, ai përmban vajra esencialë që qetësojnë sistemin nervor.

Rregullon ekuilibrin alkalik. Selinoja zvogëlon aciditetin e trupit dhe, nëse hahet shpesh, rregullon nivelet e pH.

Rregullon hormonet. Selinoja stimulon dy feromone, androstenol dhe androsterone.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top