Këshilla & Arsye

June 19, 2016 | 11:56

7 mënyrat për të gjetur “Princin e Kaltër”

Shprehu

Derisa ekziston një viktimë, do të ekzistojë dhe një ekzekutues: shumë shpesh përfundojmë të jetojmë marrëdhëniet në çift si një lojë pushteti. Prishe këtë skemë. Ti duhet ta realizosh e vetme jetën. Partneri nuk është një patericë, por një shok udhëtimi, një mik me të cilin të qeshësh, bashkëpunëtor dhe i dashur. Është njeriu më i besueshëm në botë me të cilin do të ndodhë edhe të grindeni, por njëkohësisht do të zbuloni gjëra të reja për njëri-tjetrin nëpërmjet të vërtetës. Ndërtoje vetë jetën tënde, botën tënde dhe mos ki frikë t’i tregosh nevojat e tua, atë që është e rëndësishme për ty: me ndershmëri, ëmbëlsi, vullnet të hekurt. Aty ku ka bashkëveprim, dashuria shpalos krahët dhe është e aftë të na ngrejë në fluturim.

Imagjino të ardhmen

Ç’cilësi duhet të ketë një mashkull që të bini në dashuri me të? Në një moment qetësie, ndoshta para se të biesh në shtrat, mendo se çfarë “pasurie” ke trashëguar nga çdo histori dashurie që ke përjetuar. Thekso gjërat konstruktive dhe mendo se çfarë nuk ka funksionuar realisht. Imagjino të ardhmen: si është njeriu që duhet të jetë përkrah teje përgjatë jetës? Mos ji përgjithësuese. Fokusohu vetëm në detajet e vogla: ato thonë shumë për nevojat më thelbësore. Imagjinoje sa më saktë të jetë e mundur partnerin me të cilin dëshiron të ndash ditët: ky ushtrim imagjinate do të të ndihmojë t’ia bësh të qartë vetes se për çfarë lloj njeriu ke nevojë që të ndihesh mirë.

Ul pritshmëritë

E ke vënë re që ish i dashuri është e kundërta e asaj që imagjinon? Kjo ndodh sepse shpesh kërkojmë njerëz të ndryshëm nga ata që kemi vërtet nevojë që të ndihemi mirë. Kur jemi të vetëdijshëm, gjetja e personit ideal bëhet më e thjeshtë. Tani, mundohu të stakosh trurin: viktima te rrethit vicioz të mendimeve, pritshmërive, hamendësimeve, duhet të rimësojmë të pranojmë mësimet e marra nga e kaluara dhe të krijojmë hapësirë për të jetuar të tashmen e shpirt të çliruar, gati për të ndjekur stimujt e së tashmes.

Përkushtoju vetes

Sa kohë, hapësirë dhe energji i jep vetes? Në vend që të investosh kohë në bisedat për dashurinë, përqendrohu te vetja: rigjej kënaqësinë e zbulimit të pasioneve, kultivo kënaqësi të reja, mundohu të hysh në kopshtin sekret. Ti je njeri unik, me dobësi dhe ëndrra të mëdha. Sepse një gjë është e sigurt: nëse je mbi 15 vjeçe, e ke kaluar prej kohësh moshën e eksperimentimit. Kjo nënkupton se nuk ke më nevojë të dalësh me një djalë që nuk të bind vetëm e vetëm që të shohin se shoqërohesh me dikë. Veç kësaj, rrezikon të largohesh edhe më tepër nga dashuria e vërtetë. Ki kurajën ta lësh të lirë rrugën e zemrës, kultivo pasionet e shpirtit, duke shijuar të sotmen.

Shijo çastin

Lëru hapësirë rasteve që të paraqiten: një kafe, një darkë me miqtë me të cilët ke kuptuar se keni interesa të përbashkëta, një takim në dyqan apo një xhiro me biçikletë. Një këshillë? Mos e rëndo freskinë e një takimi me pritshmëri: mund të jetë njeriu i jetës, një miqësi e re apo thjesht një fragment i vogël, nga i cili duhet të përfitoni tani. Femrat janë shumë të zonjat për të prishur gjërat që kërkojnë duke u përpjekur t’i fusin në vorbullën e mendimeve më kërcënuese.

Mos gjyko

Ke sistemuar të shkuarën: tani mos bjer në tentativën për ta risjellë në pah sapo diçka nuk shkon mirë. Kujtimet pothuajse gjithmonë përjetohen në mënyrë pozitive, por nëse janë pjesë e së shkuarës një arsye ka. Kur të përjetosh fillimin e një marrëdhënieje të re, mendo për imazhin që ke përjetuar në fillim: ke të bësh me një person të ri, i ndryshëm nga të gjithë të tjerët që ke takuar deri më tani. Edhe ti je një femër e re, me të kaluarën tënde dhe me ëndrrat në sirtar për të ardhmen. Mos e saboto veten, buzëqeshu gjurmëve, pasi ato bëjnë pjesë në historinë tënde. Prishi skemat ku ke qenë viktimë: ekziston një fund për t’u imagjinuar në mënyrë të paparë. Ji bujare me veten: lumturia jote ka më shumë rëndësi.

Dashuria gjeneron buzëqeshje

Çlirohu, jetoje marrëdhënien e dashurisë ditë pas dite. Mos ki frikë nga martesa: dashuria që plotësohet shkon përtej ceremonive për të cilat kemi nevojë mbi të gjitha si pohim për të qenë të sigurt. Mashkulli që vlen? Ai që të bën të qeshësh, ai që edhe kur grindeni nuk e bën për t’ju shkatërruar, por për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin. Është mashkulli që bën projekte. Është mashkulli që të respekton, një njeri i thjeshtë dhe i mirë, i aftë ta shohë jetën me përulësinë dhe origjinalitetin e një njeri që kupton vlerat e vërteta. Sepse kush të zgjedh si shoqe jete e bën tani: në mënyrë të sinqertë, në dritën e diellit. Dhe ua shfaq të tjerëve pa frikë, me gëzimin e një udhëtari që është gati për t’u nisur. Sepse faktet kanë më shumë rëndësi se sa fjalët e kota.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top