Mirëqenie

June 19, 2016 | 11:45

Portokallia ngjyra e lumturisë

Portokallia është ngjyra e lumturisë thonë ekspertët e kromoterapisë. Ideale për të luftuar gjendjet gri dhe melankolinë dimërore. Kështu, në këtë stinë është mirë të mos mungojë në kuzhinë, në një vend ku duket shumë mirë, një kungull i verdhë, e natyrisht një frutierë e mbushur me portokaj. Këto fruta që dikush i ka pagëzuar me emrin e ngjyrës që kanë, ngjajnë me disa diej të vegjël, a thua se natyra vetë ia ka bërë për të ngacmuar kujtimin e verës në ditët më gri dhe të errëta të dimrit. Por, në mars portokallet mbarojnë. Ja një arsye pse duhet “konservuar” energjia e tyre në një vazo me marmelatë.

Përbërësit për 4 kavanoza: 10 kokrra portokalle, 1 kg. sheqer

Me një prerëse limoni (si kjo në figurë) hiqni lëkurat e nja dy portokalleve.

Eleminoni krejtësisht lëkurën e bardhë, sepse e bën të hidhur konservën.

Pasi t’i keni peshuar (pesha duhet të krahasohet me atë të sheqerit), vërini në një tenxhere mbi zjarr mesatar.

Përvëloni lëvoret e dy portokalleve që ia keni hequr në fillim, në ujë të vluar për një minutë. Duhet që t’u hiqet vaji esencial, që është shumë i hidhur (në të vërtetë ka efekt pozitiv: siç shpjegojnë nutricionistët, përmban substanca aromatike, dhe terpeni është i vlefshëm kundër kolesterolit. Një arsye e mirë kjo, për ta përfshirë lëkurën në sallatën e portokallit).

Shtojini lëvoret në tejnxehen ku keni hedhur tulin dhe kur të gjitha ziejnë, shtoni sheqerin (duhet të ketë të njëjtën peshë me frutat). Lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë, duke hequr herë pas here shkumën që formohet në sipërfaqe. Me të kaluar gjysmë ore, filloni të kontrolloni zierjen. E dini trukun? Duhet të hidhni një lugë marmelate në pjatë të ftohtë dhe të shihni si qëndron. Nëse rrjedh, nuk është gati, duhet të bëhet edhe më e dendur.

Pikni zjarrin. Duhet t’i keni përgatitur sakaq kavanozat e konservimit (lërini të ziejnë në një tenxhere me ujë për disa minuta). Hidhni marmelatën e nxehtë deri afër buzës dhe mbyllini me kapakë. Kthejini përmbys kavanozat për nja pesë minuta. Kthejini në pozicionin e duhur dhe mbulojini me një pecetë, në mënyrë që drita të mos i depërtojë gjatë procesit të ftohjes. Në këtë kohë kuzhina është mbushur me një aromë të këndshme. Dhe kjo – thonë aromaterapeutët – i bën mirë zemrës.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top