Kultivimi i mirënjohjes nuk kushton para, nuk merr shumë kohë, e megjithatë përfitimet janë të mëdha.
- Mirënjohja hap derën për më shumë marrëdhënie
Jo vetëm duke thënë “faleminderit” bëni sjellje të mirë, por duke treguar vlerësim mund t’ju ndihmojë të fitoni miq të rinj.
- Mirënjohja përmirëson shëndetin fizik
Njerëzit mirënjohës përjetojnë më pak dhimbje dhe raportojnë se ndihen më të shëndetshëm se njerëzit e tjerë. Ata ushtrohen më shpesh, marrin pjesë në kontrolle të rregullta me mjekët e tyre, gjë që ka të ngjarë të kontribuojë në jetëgjatësinë e mëtejshme.
- Mirënjohja përmirëson shëndetin psikologjik
Mirënjohja redukton një mori emocionesh toksike, duke filluar nga zilia dhe pakënaqësia deri te zhgënjimi dhe keqardhja. Mirënjohja në mënyrë efektive rrit lumturinë dhe redukton depresionin.
- Mirënjohja rrit ndjeshmërinë dhe zvogëlon agresivitetin
Njerëzit mirënjohës kanë më shumë gjasa të sillen në mënyrë prosociale, edhe kur të tjerët tregohen më pak të sjellshëm.
- Njerëzit mirënjohës flenë më mirë
Kaloni vetëm 15 minuta duke shprehur mirënjohje për gjërat në jetën tuaj dhe do të bëni gjumë më të mirë.
- Mirënjohja përmirëson vetëbesimin
Në vend që të xhelozojnë për arritjet e njerëzve të tjerë, gjë që është një faktor kryesor në uljen e vetëbesimit – njerëzit mirënjohës janë në gjendje të vlerësojnë arritjet.
- Mirënjohja rrit fuqinë mendore
Për vite të tëra, hulumtimet kanë treguar se mirënjohja, jo vetëm që zvogëlon stresin, por gjithashtu mund të luajë një rol të madh në kapërcimin e traumave. Mirënjohja edhe gjatë kohëve më të vështira të jetës suaj nxit elasticitetin.
Ne të gjithë kemi aftësinë dhe mundësinë për të kultivuar mirënjohjen. Thjesht duhet të marrim disa momente për t’u përqëndruar në gjithçka që kemi – në vend që të ankohemi për të gjitha gjërat që mendojmë se i meritojmë. Zhvillimi i një “qëndrimi mirënjohës” është një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar kënaqësinë në jetë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.