Këshilla & Arsye

October 17, 2017 | 11:24

Si të bëheni të paharrueshëm në 3 hapa të thjeshtë

Nuk ka herë të dytë për përshtypje të parë.

Shkencëtarët thonë se përshtypja e parë që kemi për dikë është e qëndrueshme, kështu që duhet të dini se si të mbaheni mend për arsyet e duhura?

Sipas Carmen Simon, shkencëtare konjitive dhe autore e librit “E pamundur të injorosh”, janë gjërat e thjeshta që duhet të bëni kur takoni dikë, për t’u siguruar të jeni të paharrueshëm.

1

Për të janë tre mënyra që duhet t’i përqafoni me këdo që takoni, dhe bëjini t’ju mbajnë mend përgjithmonë:

 

Mbrojini argumentet tuaja me fakte, dhe përsëritini ato tre herë

Sipas Carmen, është shumë e rëndësishme të përdorni fakte, të vërteta të thëna nga eksperienca apo vëzhgimi, në bisedë.

Ajo thotë që njerëzit kanë më shumë gjasa të kujtojnë atë që thoni nëse i përmbaheni fakteve, në vend që të përdorni mendime apo pika abstrakte.

Habitini ata dhe bëjini pyetje

Kur jeni në bisedë me njerëzit, elementi i befasisë është ajo që do t’i mbajë ata të lidhur në bisedë, si dhe t’i bëjmë që t’ju kujtojnë për të gjitha arsyet e duhura. Është gjithashtu e rëndësishme t’i parashtroni pyetje, të cilat do t’i mbajnë të angazhuar.

Motivojini

Sipas shkencës, sa më të frymëzuar, të motivuar dhe emocionuar të ndihet ai që ju dëgjon për atë çfarë po thoni, aq më shumë ka gjasa që ata të kujtojnë atë që thoni dhe ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top