Përhapja në nivele rritëse të ankthit dhe depresionit e bën gjithnjë e më të nevojshme që ne të punojmë për uljen e simptomave të tij. Ne të gjithë përjetojmë ankth dhe dëshpërim në shkallë dhe nivele të ndryshme intensiteti. Ju mund të transformoni të menduarit dhe mentalitetin tuaj duke i bërë vetes pyetje që ju ndihmojnë të ndaloni, të mendoni dhe të ndërmerrni veprime alternative.
E ndjen veten më shumë të varur ndaj mendimeve/ndjesive ankthioze apo depresive?
Kujtoni se mund të keni edhe një kombinim të të dyjave ose thjesht mund të nisësh me mendime ankthioze të cilat në vijim të çojnë drejt depresionit ose e kundërta.
Cilat janë mendimet specifike që ke? Shënoji ato.
Për shembull: “Nuk jam duke kaluar një periudhë të mirë.” “Gjërat kurrë nuk funksionojnë për mua.” ose mendime të tipit: “Çfarë nuk shkon me mua?!”
Cilat janë ndjesitë që pasojnë këto mendime?
Për shembull, ju bëjnë të ndiheni të trishtuar, të pamotivuar, të ngarkuar apo jo kurajozë.
Çfarë po të çon drejt këtyre mendimeve/ndjenjave?
A është dikush specifik? Një ngjarje traumatike? Apo një shqetësim i vazhdueshëm që duhet mbyllur?!
Mund ta pyesni veten çfarë ju bën të frikësuar/trishtuar?
Çfarë po ju bën të mendoni se gjërat janë jashtë kontrollit tuaj?
Sa të mirë tregoheni me veten?
Kjo përgjithësisht nuk vjen në mënyrë natyrale. Duhet të mesojmë të kemi vetë-dhembshuri dhe të tregohemi të dashur me veten dhe gjithçka përjetojmë.
Si do të zgjedhësh të veprosh tani?
Këshilla e parë është: konsideroni impulset tuaja të momentit. Ji kurioz, i hapur dhe gati për të ndërmarrë veprime jashtë zonës së rehatisë. Ky proces kërkon ndalim, meditim dhe riorganizim të veprimeve tuaja. Çelësi është të pranoni dhe të pranoni se ku shkon mendja juaj, ta vini re atë, të arrini te mendimet dhe ndjenjat që ndodhen shumë brenda jush, për të integruar dhembshurinë për veten.
Burimi: Psychology Today
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.