FB

December 13, 2023 | 8:13

7 shenjat e depresionit të fshehur

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni ka prekur rreth 350 milionë njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën. Depresioni mund të luhatet në varësi të ngjarjeve në jetën e një personi dhe mund të ndryshojë në kohëzgjatje. Depresioni vjen nga shumë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë gjenetikën, dietën, mjedisin, personalitetin dhe zhbalancimet kimike në tru.

1

Mjerisht, shumë njerëz në botë që vuajnë nga depresioni nuk marrin ndihmën e nevojshme, për shkak se ata e kanë të pamundur të flasin për probleme që kanë lidhje me shëndetin e tyre mendor, ose për shkak se ndihen fajtorë apo të dobët përballë njerëzve të tjerë, në momentin kur shprehen me ta.

Këtu janë 7 shenja të depresionit fshehur:

  1. Humbje e interesit për gëzimet e jetës
  2. Shumicën e kohës kanë mungesë energjie
  3. Kanë çrregullime në oreks
  4. Pagjumësi
  5. Keqpërdorim dhe abuzim me ilaçet
  6. Gjithmonë thonë “jam mirë” kur dikush i pyet
  7. Shumicën e kohës duan të qëndrojnë vetëm

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top