Dashuria nuk mund të përcaktohet nëpërmjet një koncepti unik dhe universal. Mund të themi se dashuria e vërtetë është ajo që na bën të ndihemi më të mirë dhe të lirë. Shumë shpesh duket se është dashuria ajo që na zgjedh dhe ndodh që të ndjejmë fluturzat në stomak para se të kemi vendosur që e duam një njeri. Në nivel shkencor e dimë se dashuria është kimi dhe shkaktohet nga dinamika hormonale dhe fizike, ndërsa në nivel psikologjik e dimë se kultura dhe periudha historike ku lindim, përveç historisë personale të secilit prej nesh, mund të ndikojnë idenë e partnerit ideal ose të atij me të cilin dashurohemi.
Nëse në të kaluarën jeni lënduar shumë nga njerëz që mendonit se do të ishin në jetën tuaj përgjithmonë, nuk mund t’ju fajësojmë nëse keni dyshime mbi lidhjen tuaj. Por nëse jeni pjesë e shtatë shenjave të mëposhtme, atëherë marrëdhënia juaj është në rrugën e duhur…
- PARTNERI ËSHTË MIKU MË I MIRË
Nuk ka të bëjë me tërheqjen fizike edhe pse është padyshim një bonus i shtuar. Ju dhe partneri nuk rrini dot pa shoqërinë e njëri-tjetrit. Kurdoherë që diçka ndodh, partneri është personi i parë me të cilin dëshironi ta ndani dhe t’ia tregoni.
- DIFERENCAT TUAJA NUK KRIJOJNË MOSMARRËVESHJE
Askush nuk mund t’ju thojë se ju dhe partneri juaj jeni i njëjti person. Keni besime të ndryshme, personalitete të ndryshme dhe mënyra të ndryshme se si e shihni botën. Në vend që të dobësojnë lidhjen tuaj, ndryshimet që keni vetëm ju bëjnë më interesantë për njëri-tjetrin.
- JENI KREJTËSISHT VETVETJA
Koha për t’u tallur me njëri-tjetrin ka kaluar me kohë. Nuk po përpiqeni që të fitoni njëri-tjetrin, sepse tashmë jeni bashkë. Të dy ndiheni mjaftueshëm të sigurt në marrëdhënien tuaj për të qenë njerëzit që jeni në të vërtetë – dhe, personi i vërtetë është personi me të cilin të dy jeni të dashuruar.
- NUK NDJENI SE DUHET TË PROVONI NDONJË GJË
Ju e dini se sa e mrekullueshme dhe fantastike është lidhja juaj – nuk ka dyshim për këtë gjë. Mund të jeni nga ata që postoni çdo çast selfie nëpër rrjete sociale, por këtë e bëni sepse jeni të dashuruar dhe jo që të tjerët të binden mbi dashurinë tuaj. Nuk jeni në atë pikë sa të justifikoni veprimet tuaja dhe të bindni të tjerët.
- DEBATONI NË MËNYRË PRODUKTIVE
Askush nga ju nuk debaton kot – nuk jeni në dramë. Edhe kur nuk jeni dakord me njëri-tjetrin, qëllimi i lojës nuk është të ‘fitoni’ me çdo kusht. E bëni këtë sjellje, në mënyrë që partneri të kuptojë pikëpamjen tuaj dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët. Kur grindeni, të dy përpiqeni të kuptoni njëri-tjetrin dhe çelësi për t’ia dalë mbanë është kompromisi.
- KENI JETËN TUAJ
Edhe pse ju dhe partneri keni një grup të përbashkët miqsh, po ashtu keni edhe miqtë e vjetër. Mos ia hiqni asnjëherë mundësinë vetes që të kaloni kohë me miqtë tuaj, sepse ata janë shumë të rëndësishëm për ju. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe partneri.
- PËRMIRËSONI VAZHDIMISHT NJËRI-TJETRIN
Asnjëri prej jush nuk duhet të përpiqet të ndryshojë partnerin, por sidoqoftë, në njëfarë mënyre kjo gjë ndodh në një çift të dashuruarish. Që të dy dëshironi të shndërroheni në variantin më të mirë të vetes suaj për njëri-tjetrin. Disa nga pasionet e partnerit janë bërë edhe tuajat dhe e njëjta gjë ndodh edhe me të. Kjo është një shenjë se jeni të mirë për njëri-tjetrin!
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.