Këshilla & Arsye

December 4, 2020 | 10:52

7 shenjat që tregojnë se ka ardhur momenti ta zëvendësoni maskën tuaj

Maskat prej cope janë deri tani mjeti ynë më i mirë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ato janë gjithashtu një zgjidhje më e mirë për përdorim masiv sesa maskat e disponueshme kirurgjikale, të cilat janë një burim i mundshëm i ndotjes mikroplastike, sipas një studimi të fundit të botuar në Buletinin Detar të Ndotjes.

Por edhe pse mund të jenë eko-miqësore maskat prej cope bëhen më pak efektive në bllokimin e koronavirusit kur ato janë holluar nga larja dhe vendosja e shpeshtë.

Dukë mbajtur këtë gjë parasysh është e rëndësishme të kontrolloni shenjat që tregojnë se maska juaj nuk po filtron më në mënyrë të sigurt pikat e frymëmarrjes që mbajnë virusin. Përveç të gjitha maskave shtëpiake që kemi përdorur, shumë maska të bëra në mënyrë komerciale vijnë pa paralajmërimin se kur është koha për ta hedhur produktin.

Kështu që morëm një ekspert të sëmundjeve infektive, një dermatolog, një mjek të licencuar dhe një ekspert larës për të vlerësuar të gjitha shenjat që ju nevojiten për të zëvendësuar një maskë. Nga lirimi i rripave deri te fijet e ekspozuara, më poshtë janë shenjat paralajmëruese që maska juaj mund të jetë në gradën e fundit.

  1. Rripat janë konsumuar.

Në vend të vetë pëlhurës së maskës, janë rripat elastik të veshit që janë vendi i parë për të treguar nëse maska është ekspozuar ndaj nxehtësisë së lartë, këshilloi Hannah Yokoji, drejtuesja e markës së The Laundress, e cila shet produkte pastrimi jotoksike.

“Gjëja kryesore që duhet parë janë rripat që mbajnë maskën,” tha Yokoji. “Nëse këto lidhje bëhen të lirshme, duhet të ndaloni së përdoruri atë menjëherë, sepse nëse maska nuk është e vendosur si duhet në fytyrën tuaj, ju mund të rrezikoni veten dhe të tjerët nga infektimi me Covid-19”.

  1. Nuk qëndron siç duhet.

Nëse e keni përdorur maskën prej pak kohësh dhe vini re se ka filluar të rrijë më e lirë, veçanërisht nëse nuk mbulon mirë hundën dhe gojën tuaj – Yokoji këshilloi që të zëvendësoni rripat e konsumuar ose të ndërroni gjithë maskën.

“Maska juaj duhet të përshtatet mirë nën mjekër, nëpër faqe dhe rreth hundës. Nuk duhet të ketë fare boshllëqe.”

Një maskë gjithashtu duhet të zëvendësohet “nëse kapësi i hundës nuk përshtatet fort rreth hundës tuaj”, tha ekspertja klinike e shëndetit publik dhe sëmundjes infektive Christina M. Madison.

  1. Ka fije ose vrima të dukshme.

Hidhni çdo maskë që ka “fije dhe vrima të dukshme”, këshilloi Madison. Asnjëherë mos përdorni një maskë të grisur, tha ajo, sepse në këtë mënyrë virusi mund të hyjë dhe të dalë lehtësisht.

  1. Maska është njollosur.

Pavarësisht nëse ato janë shkaktuar nga derdhjet e kafesë ose make-up, mjeku i licencuar Leann Poston tha se njollat në një maskë mund të jenë gjithashtu një shenjë se ajo është e konsumuar.

“Nëse maska është dukshëm e ndotur dhe larja nuk e heq njollën, ndoshta është koha ta hidhni atë,” shtoi ajo. “Një maskë e njollosur me siguri është përdorur tepër dhe duhet të zëvendësohet.”

  1. Pëlhura është holluar.

Maskat prej cope sa më shumë që t’i lani, aq më të holla bëhen dhe pëlhura e hollë ofron një pengesë më të dobët për transmetimin e Covid-19, sipas dermatologut kozmetik Howard Sobel, themelues i Sobel Skin. Megjithëse vrimat dhe boshllëqet në maskën tuaj mund të mos jenë shumë të dukshme, Sobel tha se ka disa mënyra të thjeshta për të bërë testimin e tyre.

“Ju ndoshta do të jeni në gjendje të tregoni se një maskë pambuku është bërë më e hollë nga pamja dhe ndjenja,” shpjegoi ai. “Një mënyrë për ta provuar këtë, është të provoni të fryni një qiri me maskën tuaj. Nëse jeni në gjendje ta fikni atë, maska nuk është efektive për mbrojtjen tuaj.”

Në mënyrë të ngjashme, Poston sugjeroi të kontrolloni nëse mund të shihni përmes pëlhurës ose, jashtë në temperatura më të ftohta duket  fryma juaj.

“Nëse e mbani maskën të drejtuar tek një dritë dhe përmes saj mund ta shihni dritën, ndoshta ajo është shumë e hollë për të qenë efektive”, tha ajo. “

  1. Ju nuk e keni larë maskën sipas udhëzimeve të prodhuesit.

Për të ruajtur një maskë, Madison tha se është e rëndësishme ta lani atë në mënyrë korrekte.

“Jo të gjitha maskat janë njësoj”, shpjegoi ajo. “Është më mirë të shikoni udhëzimet e kujdesit të dhëna me produktin. Nëse produkti nuk tregon në mënyrë specifike se mund të lahet në lavatriçe, është më mirë ta lani me dorë dhe më pas ta lini të thahet në ajër.” Yokoji sugjeroi larjen e maskave me rrjetë, pasi ato ndihmojnë në mbrojtjen e pëlhurave delikate.

  1. Ju e keni larë një maskë më shumë se 30 herë.

Në çdo rast, “larja e shpeshtë do të hollojë fijet në disa pëlhura”, tha Poston. Kjo e bën të domosdoshme të lani maskat me kujdes, por edhe të njihni se kur kanë arritur fundin e jetës së tyre. Nëse jeni duke përdorur një maskë me cilësi të lartë, Madison këshilloi një udhëzues për 30 larje ose ta vendosni 30 herë.

“Në mënyrë tipike, 30 larje (ose 30 veshje) është një rregull i mirë nëse është një maskë me cilësi të lartë”, tha ajo, “sepse përgjithësisht, maskat prej pëlhure do të humbasin formën, elasticitetin dhe efektivitetin e tyre pas larjeve të shumta.”

 

 

 

Burimi / https://www.huffingtonpost.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top