Sëmundjet e rënda mendore, të tilla si çrregullimi bipolar, i njohur edhe si depresioni maniak, janë jashtëzakonisht komplekse dhe të vështira për t’u kuptuar edhe për shkencëtarët që i studiojnë ato.
Më shumë dritë mbi këtë anë të errët të çrregullimit bipolar vjen nga një hulumtim i ri i Universitetit të Miçiganit. Pas 12 viteve të studimeve të pandërprerë, studiuesit amerikanë identifikuan shtatë kategori agjentësh shkaktarë, që mendohet se përfshihen në çrregullime bipolare.
Siç thonë studiuesit, nuk është e mundur të merret në konsideratë një mutacion gjenetik individual, një çekuilibër kimik ose një ngjarje e jetës si shkak i çrregullimit bipolar. Edhe pse përvoja e secilit pacient me një çrregullim bipolar është i ndryshëm, në përgjithësi ka disa emërues të përbashkët të kategorizuar në shtatë “fenotip” siç i përshkruajnë kërkuesit.
Pasi mblodhën dhe analizuan sasi të madhe të të dhënave në sfond gjenetik, ngjarjet emocionale, përvojat, historia mjekësore, dieta, gjumi dhe aspekte të tjera të jetës së qindra vullnetarëve me çrregullim, studiuesit zhvilluan një kornizë që përfshin, përveç të diagnostifikimit standard dhe shënuesit e çrregullimit bipolar, gjashtë fenotipe të tjera:
- Ndryshimet në gjendjen kognitive (mënyra e të menduarit, arsyetimi, përpunimi emocional);
- Dimensionet psikologjike (personaliteti dhe temperamenti);
- Qëndrimet dhe sjelljet ndaj substancave (përdorimi ose abuzimi);
- Përvojat jetësore (marrëdhëniet familjare ose ngjarjet traumatike),
- Modeli i gjumit dhe ora biologjike (ritmi i qarkullimit),
- Treguesit e vlerësimit të simptomave (si ndryshojnë me kalimin e kohës dhe si reagojnë ndaj trajtimeve të ndryshme).
Vëzhgime të tjera të rëndësishme të hulumtuesve në mostër ishin:
– Migrena është tre herë më e zakonshme tek njerëzit me çrregullime bipolare. Çrregullime dietike, si dhe çrregullime ankthi, përdorimi problematik i alkoolit dhe sindromës metabolike, janë gjithashtu më të shpeshta.
– Shumë njerëz me çrregullim bipolar kanë një histori të traumës së fëmijërisë.
– Njerëzit me çrregullim bipolar priren të konsumojnë sasi më të mëdha të yndyrës së ngopur përmes dietës së tyre.
– Gjumi i keq duket se luan një rol në çrregullimet bipolare. Veçanërisht tek femrat, ashpërsia e episodeve të manisë dhe depresionit lidhej drejtpërdrejt me cilësinë e gjumit.
– Një gamë e gjerë aftësish njohëse, siç është memoria , është e mangët në njerëzit me çrregullime bipolare.
– Dy gjene, CACNA1 dhe ANK3, rrisin ndjeshmërinë ndaj çrregullimeve bipolare, ndërsa disa variante të tjera të gjenit përfshihen në fillimin e çrregullimeve mendore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.