Këshilla & Arsye

December 19, 2017 | 11:28

Kur gabojmë …

Kur bëjmë gabime shumë prej nesh mbesin të mbërthyer prej tyre. Ne lëndojmë veten. Ne fajësojmë veten që nuk arritëm të dinim ose bënim më mirë ose që dinim më mirë, por nuk vepruam kështu.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Ne i rikthejmë pa pushim ngjarjet në mendjen tonë (sikur do donim t’i zhbënim ato). Ne bëhemi mbrojtës. Ne zhytemi në mohim ose zhgënjim. Ne mbesim në keqardhje.

Bërja e një gabimi, veçanërisht nëse jeni rritur t’i frikësoheni atyre, mund të ndihet e dhimbshme, e turpshme dhe e papërmbajtshme.

Por gabimet tona mund të bëhen burimi ynë më i madh i rritjes. Gabimet dhe hapat e gabuar që mund të bëjmë na japin informacion dhe kuptim të fuqishëm, nëse jemi të gatshëm të hapim sytë dhe të përfundojmë një detyrë, të ecim përpara duke mësuar nga dështimet dhe në asnjë moment për ta lejuar veten të mbetemi robinë e një hapi të hedhur gabim. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top