Mirëqenie

March 9, 2018 | 12:53

7 simptomat e goditjes që nuk duhet t’i neglizhoni

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës çdo vit më shumë se 100,000 gra nën moshën 65 vjeçare pësojnë goditje.

Por nëse do të ishit një nga ato gra, a do të ishit në gjendje të njihni simptomat?

“Në fushën e goditjes, ata thonë ‘koha është truri “, thotë Andrew Stemer, M.D., drejtor i programit të goditjes në MedStar Georgetown University Hospital. Domethënë sa më gjatë që prisni për të kërkuar trajtim pas përjetimit të simptomave të goditjes, aq më shumë kohë ka për dëmtime të përhershme. Mbrojtja juaj më e mirë është që të kapni simptomat në fillim dhe të shkoni për kontroll.

“Nëse shfaqet menjëherë një simptomë i ri neurologjik që ndikon në një anë të trupit, atëherë do të shkoj menjëherë në dhomën e urgjencës”, thotë Stemer. “Mund të jetë një migrenë apo diçka tjetër që është e mirë, por problemi është, nëse nuk shkon, atëherë do të humbasësh mundësinë për të trajtuar goditjen”.

Këtu janë shtatë simptoma të goditjes tek gratë që kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore:

Ndiheni të lodhur ose të mpirë në një anë të trupit

Një pjesë e fytyrës tuaj është venitur

Keni vështirësi në leximin apo kuptimin e fjalëve

E folura juaj është e paqartë (shqiptoni keq)

Keni dhimbe të lehta koke

Nuk mund të shihni në një anë

Keni probleme me ecjen

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top